LAJMI I FUNDIT:

​Kurti fton në takim kryetarët e komunave

​Kurti fton në takim kryetarët e komunave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar për nesër në takim kryetarët e komunave, me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe pushtetit lokal.

Sipas njoftimit, në takim do të marrin pjesë edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministri i Financave Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Takimi do të ndodhë paradite në njërin nga hotelet në Pejë dhe do të diskutohet për performancën buxhetore e komunave dhe investimet kapitale, energjinë dhe ujërat, projektet komunale (investimet kapitale, agjenda e gjelbër, digjitalizimi në nivel lokal) dhe strategjinë për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar. /Telegrafi/