LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Forumin Ekonomik në Zvicër

Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit në Forumin Ekonomik në Zvicër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Ai së bashku me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të jenë sot në të njëjtin panel. Kurti e Vuçiq po marrin pjesë në tryezën e quajtur “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” i cili ka nisur sot në orën 07:30.

Foto nga takimi i Kurtit dhe Vuçiqit në Davos të Zvicrës/ Foto: Qeveria e Malit të Zi-Twitter

Fotografi nga ky takim janë publikuar nga qeveria e Malit të Zi, ku prezent është edhe kryeministri Dritan Abazoviq.


“Nis takimi i kryeministrit në nivel të lartë Dritan Abazoviq , së bashku me liderë rajonalë dhe evropianë nga bota e politikës dhe biznesit, si dhe përfaqësues të shumë organizatave ndërkombëtare, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos”, thuhet në njoftim.

Kurti po qëndron për vizitë  zyrtare në Zvicër që nga dita e hënë. Në këtë vend, shefi i ekzekutivit kosovar do të takohet me përfaqësues të kompanive të ndryshme dhe liderë politikë, po ashtu do të zhvillojë takime me mërgatën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Kjo është gjendja e nxënësve të aksidentuar dje në Vushtrri

Lajme
Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Gjenerali i Ushtrisë së SHBA-së takohet me Enrico Barduanin, flasin për situatën e sigurisë në Kosovë

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Kalo në kategori