LAJMI I FUNDIT:

Kurti njoftoi udhëheqësit e misioneve diplomatike të BE-së me prioritetet e Qeverisë

Kurti njoftoi udhëheqësit e misioneve diplomatike të BE-së me prioritetet e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla patën sot një takim virtual me udhëheqësit e misioneve diplomatike të Bashkimit Evropian në Kosovë.

Njoftohet se temë e takimit ishin programi dhe prioritetet e Qeverisë, me theks në agjendën e integrimeve evropiane.

“Kurti theksoi se prioritetet e Qeverisë janë drejtësia dhe punësimi, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe promovimi i investimeve”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.


“Hapin e parë të reformës në drejtësi e kemi nisur me aprovimin e koncept dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme që i paraprinë procesit të Vettingut në drejtësi”, tha Kurti.

Njoftohet se në takim Kurti foli edhe për planet e Qeverisë për reformimin e prokurimit publik me qëllim të rritjes së transparencës për përfituesit përfundimtarë.

Ministrja Gërvalla nga ana e saj tha se mirëpret interesimin e BE-së për dialogun por theksoi se është me rëndësi që të fokusohemi në luftimin e pandemisë, zhvillimin ekonomik dhe reformën në drejtësi.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, udhëheqësit e misioneve diplomatike njoftuan Kurtin e Gërvallen se janë duke u angazhuar për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 për Kosovën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Osmani reagon pas shembjes së objektit në Jabllanicë që la të vdekur tre fëmijë

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Kalo në kategori