LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Dy vjet më parë, Serbia dërgoi afër kufirit avionët luftarakë dhe ambasadorin rus për t’na frikësuar

Kurti: Dy vjet më parë, Serbia dërgoi afër kufirit avionët luftarakë dhe ambasadorin rus për t’na frikësuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe një herë për sulmin terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit në veri të vendit, ku për pasojë një polic u vra dhe një tjetër u plagos.

Kurti përmes një postimi në platformën “X” ka shkruar se dhuna dhe agresioni i Serbisë janë intensifikuar, derisa ka përmendur ngjarjen e para dy viteve ku Serbia kishte dërguar avionë luftarakë pranë kufirit me Kosovën.

Kryeministri ka theksuar se Kosova është e vendosur që ta mbrojë demokracinë dhe sundimin e ligjit në gjithë vendin.


“Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/