Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me deputetë, ministra e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë homazhe në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit, Arbënor Dehari.

Në njoftimin e bërë nga LVV thuhet se "Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes tonë, por për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore".


"Abënori ishte shembull i aktivistit punëtor e modest. Ai bënte bashkë teorinë dhe praktikën, kishte thellësi politike e prirje të madhe organizative", thuhet në njoftimin e LVV-së. /Telegrafi/

199240156 10157694283427000 6929274829414926427 n

199013978 10157694282787000 3455019543940624896 n