Komisioni për legjislacion miratoi dhe Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë për ekstradim. Ky projektligj ngjalli reagimin e anëtarëve të komisionit, të cilët nuk munden ta anashkalonin ngjarjen, e cila ndodhi ditë më parë, me deportimin e shtetasve turq.
Sami Kurteshi nga VV, tha se Kosova me këtë akt ka bërë kthim prapa sa i përket liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në BE.
“Çka ka ngjarë ne s’mund me i ik realitetit, çka ka ngjarë me 6 shtetasit turq që janë kthyer në Turqi. Kosova kur e merr parasysh këtë marrëveshje që bazohet në konventat e Vjenës, por ka parime të nxjerra nga konventa evropiane. Kosova e ka shkel marrëveshjen kryesore, në të cilën bazohet Kushtetuta e Republikës së Kosovës, kreu i dytë dhe unë nuk mendoj që Kosova, pa marrë parasysh çfarë ndryshime ne bëjmë, kemi me u sha e kemi me shkuar me ‘hallakamë’. Kosova ka bërë hapin vendimtar kthim prapa për liberalizim të vizave dhe për pranim në BE. Pa ndryshime të mëdha pa kërkim falje, pa zotime ne kemi thyer parimin kryesor të fisnikërisë së mbajtjes së fjalës evropiane, me këtë kthim atje dhe kjo ka me na kushtuar shumë”, tha ai.
Ndërsa Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ajo që ka ndodhur paraqet rrezik për çdo qytetar.
“Baza kushtetuese dhe ligjore në Kosovë siç po duket është e panevojshme, sepse veç po i rrëmbejnë njerëzit pa respektuar as rregullore, as konventa. Këto konventa marrëveshje që i kemi po mbetet sa për të thënë dhe s’po zbatohen. Nëse ne heshtim dhe lejojmë ajo çfarë ka ndodhur javën e shkuar, sigurisht që paraqet rrezik për secilin qytetar që jeton në Republikën e Kosovës”, tha ajo, raporton KP.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër takim me kryetarët e grupeve parlamentare për të shqyrtuar kërkesën e 40 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme lidhur me debatin parlamentar në lidhje me këtë rast.
Pas depërtimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova, presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan ka falënderuar presidentin Hashim Thaçi, ndërsa ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj, duke thënëp “turp”.
Kritikat e tij kanë ardhur pas vendimit të Haradinajt për shkarkimin e ministrit të Brendshëm Flamur Sefaj dhe drejtorit të AKI-së, Driton Gashi.
Kryeministri Haradinaj mbrëmë i është kundërpërgjigjur komenteve të shefit të turk, duke thënë se Kosova i kryen vetë punët e saj dhe nuk përzihet në punët e huaja të Turqisë.
Ndërkohë, një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, duke komentuar për incidentin e fundit mes Kosovës dhe Turqisë, ka thënë se SHBA janë të inkurajuara për faktin që institucionet shtetërore të Kosovës kanë njoftuar vendosmërinë e tyre për të shqyrtuar këtë ngjarje dhe për të përmirësuar garancitë procedurale për mbrojtjen e të drejtave në bazë të procesit ligjor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës