Një çift i sapomartuar është detyruar që fotografitë profesionale të dasmës t’i konkurrojë me selfiet e një kalimtari të lumtur si Tom Hanks.

Aktori, fitues i çmimit Oscar ishte duke shëtitur në Central Parl, New York kur u takua me Elizabeth dhe Ryan.


Hanks ka bërë një fotografi me çiftin dhe e ka postuar në Twitter, duke i dhuruar të sapomartuarve mijëra urime nga fansat e tij.

Elizabeth ka shkruar në Instagram se takimi me i rastësishëm me aktorin ishte qershia mbi tortë e një dasme të bukur. /Telegrafi/