Armand Shkullaku
Kur erdhi në pushtet, rreth gjashtë vite më parë, Edi Rama deklaroi se “do të qeveriste me forcën e shembullit dhe jo me shembullin e forcës”. Midis dhjetëra rasteve që vërtetojnë të kundërtën e këtij premtimi, shkëlqeu aksioni “i fuqishëm” për të shembur lokalin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo. Pasi e burgosi, damkosi, e shpalli armik të imazhit të Shqipërisë në botë, gjithë shteti u ngrit në këmbë për të shembur një ndërtesë, që bënte hije tash sa vite në sytë e të parit të vendit, sa herë që ai kalonte ndër ato vise ku ka bërë ndërmend edhe të pleqërojë (me ose pa Koçon). Ndaj Mihalit të ish-“Panoramës”, tani ka mbetur vetëm masa e dëbim-internimit familjar dhe heqja e të drejtës së studimit për fëmijët e nipërit.
Një dhunë e tillë shtetërore, që transmetohet drejtpërdrejt që në pikë të mëngjesit, është ku e ku më shqetësuese sesa çmenduria e Mihalit mbi një makinë turistësh. Sepse, kur çmendet shteti pasojat nuk janë më tek imazhi i Shqipërisë në botë, por tek jeta e secilit prej nesh që kemi të bëjmë çdo ditë me një shtet të tillë. Fadromat e shfaqura në një spektakël populist të hakmarrjes, nuk ishin gjë tjetër veçse metaforë e një fenomeni që e përjetojmë prej kohësh: shteti jam unë, ligji jam unë!
Kryeministri nuk arriti dot në asnjë ditë të vetme që të qeverisë nëpërmjet forcës së shembullit. Entuziastët që brohorisnin aksionet e tij të fillimit për kontrollin e territorit, u ftohën shpejt kur panë shembullin e selektimit dhe të standardeve të dyfishta. Disa ndërtime në Jug, por edhe në shumë vende të tjera, pronë e njerëzve pranë kryeministrit, jo vetëm nuk u prekën, por u rritën me ritme të shfrenuara duke gërryer kodra e duke zaptuar edhe bregun e detit. Mbiemri i Mihalit, për sa kohë Edi Rama do pleqëronte me Koçon, ishte garanci e lulëzimit të një biznesi, që tani “u zbulua” se paska qenë pa leje. Sigurisht që nuk është vetëm Mihali. Drejtorët aksionsitë të Ramës mjafton të bëjnë një verifikim të thjeshtë të zonës dhe do dalin plot mihalë që janë shembulli i dështimit të kontrollit të famshëm mbi territorin.
Dhuna disproporcionale dhe e zhurmshme e shtetit ndaj individi, qoftë ky edhe në një aktivitet ta paligjshëm, u manifestua pikërisht për të shurdhuar dështimin gjashtëvjeçar dhe aferat korruptive me pronat në bregdet. Kjo dhunë u transmetua drejtpërdrejt për të treguar se Ai nuk fal, se Ai është i ndjeshëm ndaj shkelësve të ligjit, se Ai nuk duron dot t’i preket imazhi i Shqipërisë… Se Ai të bën gjëmën. Ai dhe jo ligji, lideri populist dhe jo kryeministri i zgjedhur për të qeverisur dhe respektuar shtetin ligjor.
Mihali u burgos në emër të këtij populizmi. Në një vend normal, burgu është masa më ekstreme dhe për një rast të tillë nuk do të ishte aplikuar. Mihali mund të dërgohej në një spital psikiatrik apo të detyrohej të paguante dëmin e shkaktuar, material dhe shëndetësor, por në Shqipëri nuk vendos ligji i ftohtë po vullneti i nxehtë i të parit të vendit, sepse ai nuk mund të qeveris veçse me shembullin e forcës.
Ky shembull force shkatërroi edhe godinën në Porto Palermo, pa respektuar asnjë procedurë ligjore, pa verifikuar nëse ishte në proces legalizimi, pa pyetur për të drejtën e ankimimit. Sepse, kryeministri do të tregojë se shteti dhe ligji është ai vetë, ndërsa çmenduri të tilla populiste i paguajmë ne të gjithë. Kemi paguar miliona për pallatin e famshëm të “Lul Bashës” në Vlorë, do të paguajmë shumë të tjera për mbylljen e “Agon Channel”, vazhdojmë të paguajmë për dhjetëra raste ku nuk është përfillur ligji e procedura por ka vendosur vullneti i kryeministrit.
Çmenduria mbi makinë, bashkë me mbiemrin, i kushtoi shtrenjtë Mihalit, kurse çmenduria e shtetit sa herë hipën mbi fadroma na kushton shumë më shtrenjtë të gjithëve. Prandaj, përpara se të mbërthehemi nga histeria kolektive për të linçuar atë që na “prishi imazhin”, të kërkojmë që ai dhe kushdo tjetër të gjykohen e ndëshkohen me metrin e ligjit dhe jo me humorin e kryeministrit. Përndryshe, mihalët e çmendur nuk do të na mungojnë asnjëherë në krye të vendit dhe halli ynë do jetë shumë herë më i madh se sa ankthi që përjetoi miliarderi spanjoll. /Lapsi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë
A nuk është ky karton i kuq? Për herë të parë në historinë e Ligës Premier, gjyqtari nuk respektoi vendimin nga dhoma e VAR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri