Kur sëmuret gruaja

Ekspertët amerikanë për marrëdhënie bashkëshortore, grave kur sëmuren, u drejtohen:
1. Të jeni e prerë: mos thoni në mënyrë të përgjithësuar se "nuk jam mirë", por thoni saktësisht atë që ju nevojitet - një gotë lëng pemësh, dy aspirina apo që pak t'ju bëjë masazh shpinën.
2. Bëhuni shembull i mirë: kur ai sëmuret, pyetni çfarë do më së shumti, e kur juve ju nevojitet, ia kujtoni se çfarë kënaqësie ka ndier kur ju i keni shërbyer.
3. Tregoni falënderim: nëse e falënderoni dhe e lavdëroni për ato që bën, ai vetë do të gjejë mënyra të tjera për t'ju ndihmuar - edhe pa kërkesën tuaj. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/08/2010
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































