LAJMI I FUNDIT:

Kur Leonora Poloska solli atmosferën e Marokut në klipin e saj “Të dua s’të dua” në vitin 2003 (Video)

Kur Leonora Poloska solli atmosferën e Marokut në klipin e saj “Të dua s’të dua” në vitin 2003 (Video)

Ishin vitet 2002-2003 kur në ekranet televizive në Kosovë erdhi një frymë e re e programeve, muzikës dhe serialeve që shfaqeshin në atë kohë.

Seriali i njohur “Kloni”, i cili për personazh kryesor kishte rolin e Zhades dhe ngjarja e të cilit zhvillohej në Marok, solli një kulturë të re në ekranet tona, një jetë ndryshe për të cilën nuk kishim dijeni më parë.

Dalë nga dalë kultura muslimane marokiene u bë shumë e dashur për publikun, dhe nga kjo influencë filluan të preken edhe yjet e estradës në atë kohë.


Ishte pikërisht këngëtarja Leonora Poloska, e cila solli hitin e padiskutueshëm “Të dua s’të dua” në vitin 2003, gjersa në klipin e kësaj kënge solli një skenë të detajuar me kostumografi dhe montazh, i cili na bënte të mendonim sikur po shikonim një pjesë të filmit “Kloni”dhe jo një klip dosido.

Skenë nga klipi “Të dua s’të dua” – Leonora Poloska.

Ky videoklip u realizuar nga produksioni “Tomato” në Maqedoni, kënga u bë ndër hitet e asaj kohe, dhe tani pas shumë viteve gjendet edhe në YouTube për fansat.

“Të dua s’të dua” do të mbetet padyshim një ndër krijimet më kreative në arkivën e klipeve shqiptare. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=phegqEmXd4s

Në trend Magazina

Më shumë
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Përballet live me të, e ëma e Loredanës thotë se po luan më mirë pa Jozin në Big Brother

Përballet live me të, e ëma e Loredanës thotë se po luan më mirë pa Jozin në Big Brother

Magazina
Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

Magazina
Xheneta Fetahu përlotet kur pyetet nëse i mungon Gjesti

Xheneta Fetahu përlotet kur pyetet nëse i mungon Gjesti

Magazina

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Magazina
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Magazina
Kalo në kategori