LAJMI I FUNDIT:

Kur Kështjella e Ulqinit merret nga brenda

Kur Kështjella e Ulqinit merret nga brenda

Të nderuar akterë politikë të Ulqinit

Nuk e di nëse është tërbuar deti atje këto ditë, murrlani në është larg apo ua çon tarabat? A është breshëri e shiu afër? Por një gjë është e qartë: marrja juaj më asnjë gjë nuk lahet më. Mos thoni nën dhëmbë që çuditë zgjasin pak, sepse kjo nuk është e bëmë që ikën me dimrin. Kur të godet dikush me thikë, shenja mbetet, e ju jo thikë, por sëpatë i ratë emrit tuaj, shqiptarëve tuaj dhe historisë që ju rri pas krahëve. Nuk ka faj bariu në Anamal, peshkatari në Shtoj e as bukëpjekësi nën kështjellë, por ju që i morët fytyrën atyre para shqiptarëve tjerë përtej maleve.


Prej një grupi etnik që përbën vetëm 5 për qind të popullatës së përgjithshme në rend shteti, krijuat më shumë parti politike se sa ndoshta edhe Republika e Kosovës me afërsisht dy milionë banorë. Dallimet e parëndësishme që investuat në to, për t’u kthyer më pas egërsisht kundër njëri-tjetrit, mbollën dhembje që ju shpërtheu në gjakderdhje për hunde e goje më pas. Është qartë se në cilin mulli çuat ujë more të “dashtun”.

Dikur Shqipëria e veriut kishte dymbëdhjetë fise, me dallime të mëdha, që kishin bashkëjetuar me probleme të shumta mes vete ndër kohë. Megjithatë, edhe në bashkësitë primitive kur rrezikun e kishin në derë, krerët e tyre mblidheshin këmbëkryq – pa dallim. Cilën marrëveshje politike mes vete e bëtë ju ? Asnjë, për këtë arsye ua morën kështjellën nga brenda, gjithsesi me pak ushtarë e pa zhurmë.

Më lejoni t’ua kujtoj rastin shembullor të Kërçovës në Maqedoni. Partitë politike shqiptare andej dallimet i kanë edhe më të mëdha se ju. Interesat e tyre përplasën në një rrafsh më të gjerë si territorialisht, si dhe në numër të banorëve në përgjithësi. Megjithatë, në zgjedhje lokale kthyen një shqiptar në krye të qytetit pas afërsisht njëqind vitesh. Si e bënë? Sigurisht jo me logjikën tuaj, por lanë çdo dallim anash dhe investuan në të mirën e përbashkët. Po ashtu edhe në Strugë është i njëjti rast. Si nuk i morët shembull ?

Mungesa e bashkëpunimit politik për të vënë në jetë interesat politiko-ekonomike të bashkëqytetarëve tuaj, ka bërë që edhe një pjesë e shtresës së re politike shqiptare të aderojë në partitë malazeze, veprim që derivon nga pakënaqësia që kanë ndaj jush. Edhe ata nuk janë të pafajshëm, mos keni merak, por fillimisht faji rëndon te ju e pastaj ulet poshtë. Atje kemi individë, derisa ju përbëni mekanizmin që do të duhej ta bashkërendonte interesin e qytetarëve shqiptarë drejt realizimit.

Ditëve në vazhdim partia malazeze DPS mund të kandidojë një shqiptar për kryetar të qytetit nga radhët e saj. Një koalicion me ndonjërin nga ju kjo punë realizohet dhe kjo është goditja e dytë. Ndaj jush do të rëndojë faji që e provuat thënien e gatuar plot urrejtje, që shqiptarët e duan të huajin për zot dhe janë të lindur për t’i shërbyer dikujt. Ndoshta jo publikisht, por në tryezat gjithandej Ballkanit kjo do shpërthejë.

Sfera juaj e mendimit politik ka reflektuar ngushtësi, sepse humbja e forcave tuaja në Ulqin ka irrituar edhe shqiptarët tjerë që jetojnë pak më larg se ju, përbrenda të njëjtit shtet. Për dallim nga vendi ku ju humbët, vendet tjera me prezencë shqiptare në Republikën e Malit të Zi janë në tehun e ekzistencës, duke u përplasur me probleme prej shpërnguljes e deri te çështjet e tjera politiko-ekonomike. Ky “motiv” nuk ju duhej.

Në aspektin e mirëqenies tërheqja e investitorëve, nuk është parë të bëhet në Ulqin ndonjëherë derisa ju e rrotullonit pushtetin. Si vend bregdetar e turistik do të duhej të ishte ndryshe. Çdo gjë është njëjtë, për dallim nga çdo vend tjetër përbrenda shtetit malazez që ka shënuar rritje dhe zhvillim ekonomik. Nëse ka pasur politika shtypëse dhe kufizuese nga qeveria e Podgoricës, atëherë kur e keni ngritur popullin në protestë për të sensibilizuar opinionin e brendshëm dhe ndërkombëtar?

Në tjetër rrafsh, detyrë e juaja nuk është vetëm administrimi dhe qeverisja, por edhe udhëzimi i njerëzisë në të mbarë. Pa e banalizuar temën, sa prej jush kanë rekomanduar publikisht heqjen e llagapeve sllave nga mbiemrat që ndeshën jo rrallë ndër shqiptarë atje? Një i lindur para 20 viteve në Shqipëri e Kosovë as nuk e ka më të voglën ide që Andrea Ivanovic mund të jetë Ivanaj, apo Nikola Ivezic të jetë Ivezaj. Në rrafshin nacional, sa prej jush kanë provuar të punojnë me boshnjakë të origjinës shqiptare të asimiluar vonë drejt kthimit në identitet ?Njerëzia duhet të orientohet, sepse shpeshherë nga nevoja ekonomike jetësore disa devijacione që i ka para hundës nuk i sheh pa ndihmën e dikujt tjetër. E shumë, e shumë të tjera…

Unë uroj në ditët që vijnë të bëhet një kthesë, që dëshpërimisht e presim nga ju, përndryshe i kemi punët shumë keq ndër vete.

Në trend

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri

Amerika
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Kalo në kategori