LAJMI I FUNDIT:

Kur është koha e duhur për të aplikuar kremin e syve dhe çfarë duhet të përmbajë ai?

Kur është koha e duhur për të aplikuar kremin e syve dhe çfarë duhet të përmbajë ai?

Sytë me pamje të freskët janë një pasqyrë e stilit tonë të shëndetshëm të jetesës dhe pasqyrojnë vetëbesimin dhe personalitetin tonë

Lëkura rreth syve, e cila quhet thjesht zona periorbitale ose zona rreth syve, është shumë e ndjeshme. Më saktësisht, lëkura rreth syve është një nga zonat më të ndjeshme në krahasim me pjesën tjetër të fytyrës. Kjo është arsyeja pse ajo ka nevojë për vëmendje të veçantë.

Gjithashtu, shenjat e para të plakjes mund të shihen lehtësisht në këtë zonë të fytyrës, ndaj kjo është një arsye shtesë për t’i kushtuar vëmendje të veçantë.


Çfarë duhet të përmbajë një krem ideal për sytë?

Kërkoni vitaminë C ose niacinamide, të cilat përdoren gjerësisht në produktet e kujdesit të lëkurës. Shumica e kremrave të syve kanë këto përbërës për të mbrojtur syrin nga dëmtimet e ardhshme.

Kafeina dhe vitamina K janë përbërës që mund të ndihmojnë në lehtësimin e qarkullimit të gjakut dhe zvogëlojnë ënjtjen ose fryrjen, ndërsa acidi hialuronik është i rëndësishëm për hidratimin e lëkurës, transmeton Telegrafi.

Kako se pravilno nanosi krema za područje oko očiju? - Estetic

Në cilën orë duhet të aplikoni kremin e syve?

A duhet të aplikoni kremin e syve gjatë natës apo gjatë ditës? Para së gjithash, qëndrueshmëria është çelësi. Çfarëdo produkti që përdorni, duhet ta përdorni rregullisht dhe siç duhet. Shumica e kremrave për sytë janë ideale për t’u përdorur dy herë në ditë. Kjo do të thotë që mund ta përdorni si kujdes në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Drmatologët këshillojnë se nata është shumë më e mirë për aplikimin e kremit, më saktë në periudhën para se të flini. Kur trupi juaj pushon, lëkura juaj ka një tendencë automatike për t’u riparuar dhe rigjeneruar. /Telegrafi/