Kupa mbetet te Besa Famiglia

Besa Famiglia ka fituar Kupën e Kosovës duke e mposhtur në finale Kastriotin.
Skuadra Besa Famiglia ka fituar për herë të pesë në gjashtë vitet e fundit Kupën e Kosovës.
Ekipi pejan ka dëshmuar edhe njëherë se është i pakonkurrentë në hendbollin kosovar, duke e mposhtur në finale të Kupës skuadrën nga Ferizaji, Kastriotin, me 9 pikë epërsi, 27-36.
Besa Famiglia deri në finale kishte arritur duke e mposhtur Prishtinën në gjysmëfinale, derisa Kastrioti e kishte mposhtur Zhegrën.

Nga
Telegrafi
29/04/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































