LAJMI I FUNDIT:

Kundër radikalëve të lira

Kundër radikalëve të lira

Dermatologët kanë dëshmuar se madje 90 për qind të rrudhave të përkohshme në fytyrë krijohen për shkak të qëndrimit të pakujdesshëm në diell.

Në fakt, rrezet UV dhe ozoni shkaktojnë krijimin e radikalëve të lirë, të cilat pakthyeshëm i dëmtojnë strukturat qelizore. Krejt kjo vërehet në fytyrë, që reflekton pamje të lodhshme me ngjyrë të përhitur.

Prandaj, me qëllim të pengimit të këtyre radikalëve, duhet përdorur vitamina A (retinoli), Vitamina C dhe E, koenzima Q10, si dhe ekstraktet bimore. Këto materie me ndikim antioksidues kapin dhe neutralizojnë radikalët e lirë, duke penguar procese e dëmshme të oksidimit, ndërsa rezultat i fundit ësh ë – përtëritja e strukturës qelizore, prodhimi më i mirë i kolagjenit, depërtimi më i mirë i oksigjenit në qeliza.

Efekti i këtyre përbërësve në lëkurë shihet me freskimin e ngjyrës dhe me shtrirjen e rrudhave.


Nëse dëshironi të ruani freskinë rinore të lëkurës, këshillohuni me profesionistët për kultivimin ‘anti-rrudhë’, të cilët do t’ju rekomandojnë të përdorni rregullisht preparate të përshtatshme, të cilat i neutralizojnë radikalët e lirë dhe pengojnë dëmtimet me rrezet UV. /Telegrafi/