Kukan: Droga, problem gjigant në Shqipëri

Jo vetëm media e opozita raporton për kultivim dhe trafik të madh të kanabisit në vend, është eurodeputeti Eduard Kukan ai që shprehet se kanabisi është një problem gjigand ndaj të cilit autoritetet duhet të reagojnë”. Kjo deklaratë vjen në kohën kru kryeministri Rama merr si referencë raportet e ndërkombëtareve për drogën në Shqipëri.
Apeli i raporterit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Eduard Kukan u bë gjatë një interviste ekskluzive për ABC Neës. Ai bën thirrje klasës politike shqiptare të finalizojë dhe të vërë në zbatim sa më shpejt dhe reformën në drejtësi.
Në një intervistë ekskluzive për ABC News, Kukan shprehet se droga është një problem gjigand në Shqipëri dhe se autoritetet duhet të tregohen të pamëshirëshme ndaj këtij fenomeni për të mos rrezikuar imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Për Kukan, nuk duhet humbur kohë për finalizimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të vlerësohej shumë nëse kjo do bëhej me pjesëmarrjen e opozitës.
Ç’mendoni për qëndrimin e Komisioni Europian lidhur me nevojën e fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe pritshmërinë e komisionerit Hahn, sipas të cilit, diferencën e vërtet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit do t’a bënte arrestimi i peshqve të mëdhenj?
Eduard Kukan, Eurodeputet: “Reforma e drejtësisë ishte për tê gjithë një kusht thelbësor dhe ajo u aprovuar Tani është vërtet e nevojshme që të aprovohet legjislacioni shoqërues, që janë 7 ligjet që mbeten dhe ato duhet të aprovohen në një të ardhme të afërt dhe jo vitin e ardhshëm, nëse mund të shprehem kështu në mënyrë diplomatike. Do të ishte ideale të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe me konsensus. Dëgjoj, që tek-tuk ka ca probleme. Koha nuk pret, sepse progres-raporti i Komisionit Europian publikohet në tetor dhe ne të gjithë do të dëshironim të shihnim një lajm të mirë për Shqipërinë lidhur me çeljen e negociatave të anëtarësimit. Progres-raportet normalisht hartohen në korrik dhe gusht, por Komisioni Europian do të presë deri në momentin e fundit për të finalizuar raportin për Shqipërinë në përputhje me zhvillimet e fundit të situatës në vend.
Mesazhi që kam për liderët politikë, është që të tregojnë përgjegjshpëri ndaj qytetarëve shqiptarë dhe mos të humbin më kohë në aprovimin e legjislacionit të nevojshëm. Mënyra më e mirë për t’a finalizuar reformën në drejtësi është me pjesëmarrjen e opozitës. Kjo do të vlerësohej shumë nga Komisioni Europian dhe Komuniteti Ndërkombëtar. Për arrestimin e peshqve të mëdhenj, nuk di ç’të them. Sigurisht, që deklaratat më të bukura dhe më të forta nuk janë të mjaftueshme për të provuar zbatimin e gjithë kêtij legjislacioni dhe që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit po vazhdon.
Nëse ka prova të forta, kjo e bën luftën kundër këtyre fenomene shumë më serioze dhe të përgjegjshme. Më pëlqen shprehja e komisionerit Hahn. Unë do të shprehesha ndryshe: « Nëse sillni rezultate konkrete, do të ndihmonte shumë ». Koha është shumë e rëndësishme tani dhe pas kaq shumë energjish që iu përkushtuan aprovimit të reformës në drejtësi, do të ishte mirë që ky proçes të finalizohej dhe të fillonte zbatimi”.
Si e shihni ju situatën e drogës në Shqipëri? Ju e dini që këto tre muajt e fundit janë kapur disa tone kanabisi nga autoritete italiane dhe jo vetëm?
Eduard Kukan, Eurodeputet: “Jam shumë mirë i informuar për këtë çëshjte, Çështja e drogës është një problem gjigand për vendin. Qeveria dhe autoritete përkatëse duhet të tregojnë një qasje të pamëshirëshme ndaj këtij problemi, sepse përndryshe do të ishte shumë e vështirë që të ndryshohej imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë. Eshtë një çështje shumë e madhe dhe mendoj, se duhet të vihen në dizpozisiontë gjitha burimet e nevojshme për t’i dhënë fund këtij fenomeni, sepse është vërtet një çështje shumë e madhe dhe të gjithë këtu e dinë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit, veçohet procedura për ish-deputetin Haxhi Shala

Puna e AKI-së që çoi deri te aktakuza ndaj dy të dyshuarve për spiunazh te shërbimi sekret serb

Taravari vizitoi Spitalin e Prilepit, promovoi aparate të sofistikuara nga 20 milionë denarë për ndërhyrje kirurgjikale

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Kur do të mund të formohet Qeveria e re e Kosovës?

Berisha akuzon komisionerët për dallavere në numërim: Janë militantë partiakë e familjarë të kandidatëve

Franca nderon ish prokuroren Drita Hajdari me medaljen Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij