Me 1 maj janë bërë 33 vjet nga ngjarja më e madhe për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Komunën e Deçanit.
Në këtë tubim madhështor morën pjesë rreth gjysmë milioni shqiptarë, me ç‘rast u falën më shumë se 100 gjaqe dhe ngatërresa ndër-shqiptare.
Lulëzim Etemaj, nismëtari i Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991 në Kosovë, më saktësisht Kuvendi i Verrave të Llukës në Komunën e Deçanit në një intervistë për Portalin Dukagjini ka kujtuar me nostalgji periudhën e organizimit të Pajtimit të Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave.
Periudhën e organizimit të Pajtimit të Gjaqeve, Plagëve dhe Ngatërresave, Etemaj e kujton me shumë emocione, e veçanërisht emocionet e tij lidhen me guximin dhe bujarinë e pjesëmarrësëve në shtrirjen e dorës dhe pajtimin e familjeve të hasmëruara.
Tutje ai ka shtuar se janë zhvilluar 106 pajtime, prej tyre 62 gjaqe të falura, 25 plagë dhe 19 ngatërresa. Ndërsa, për një vit, ai ka theksuar se kanë arritur të shërojnë 2511 pajtime, 1106 gjaqe të falura, 477 plagë dhe 875 ngatërresa.
“Me 1 maj, në datën mbajtjes së Kuvendit historik të Pajtimit të Gjaqeve në Verrave të Llugës, e kujton me emocione, e posaqërisht, e emocionon guximi dhe bujaria e pjesëmarrësve në Pajtimin e Gjaqeve. Posaqërisht e atyre që shtrin dorën e pajtimit duke falur plagë, gjaqe dhe ngatërresa. Bëhet fjalë për një tubim, përkundër faktit që ishim të rrethuar nga forcat policore serbe, që arriti të mbledhë mbi 500 mijë shqipëtar, nga të gjitha trevat shqiptare, të mbledhura, jashtë Shqipërisë së sotme. Dhe kurora e gjithë këtij pajtimi për nga përmasa, të pambajtura ndonjëherë ose të pazhvilluara më herët nga historia e kombit shqiptar, janë 106 pajtime, prej tyre 62 gjaqe të falura, 25 plagë dhe 19 ngatërresa”, ka theksuar Etemaj.
Ai ka thënë se ideja kryesore për Pajtimin e Gjaqeve ka lindur në janar të vitit 1990, gjatë demostratave që organizoheshin nga studentët. Ku dhe gjatë asaj kohe u vranë 32 persona. Dhe si një kundërpërgjigje e shqiptarëve domosdoshmërisht ishte bashkimi i tyre nëpërmjet Pajtimit të Gjaqeve, duke përdorur si argument kryesor i shfajësimit nga krimet që po kryheshin nga pushtuesi serb në Kosovë.
“Në Kosovë kishte 32 të vrarë nga forcat pushtuese, ushtarake dhe policore serbe. Dhe, ishte një propaganda e tmerrshme nga ana e Beogradit, se shqiptarët po vriten mes veti si shkak i gjakmarrjes të trashëguar, dhe jo nga forcat policore dhe ushtarake serbe. Dhe në një bisedë e sipër me ish-bashkëvuajtësit e burgjeve politike, e pamë të nevojshme që të fillojmë me pajtimin e gjaqeve, dhe në këtë mënyrë të japim një argument për tu shfajësuar nga krimet që po kryheshin në Kosovë dhe të hapen perspektiva të reja të popullit tonë duke arritur të bashkojmë si parakusht i domosdoshëm për luftën e ardhshme që do vinte’’, ka theksuar Etemaj.
Rreth sfidave kryesor që Etemaj dhe bashkëveprimtarët e kësaj nisme, iniciative ka thënë se kanë qenë dy.
E para, ”ka qenë të krijohet bindja, që familjet e dëmtuara, duhej të falnin plagët, gjaqet dhe ngatërresat. Ishte hera e parë në historinë e popullit tonë që po kërkohej një formë e tillë, e faljes së gjaqeve. Për hir të 32 dëshmorëve të rënë, për hir të Kosovës, Lirisë dhe Flamurit. Po kërkohej një pajtim pa ndonjë kompensim, pa ndonjë kusht për palën që ka shkaktuar dëme. Po kërkohej një pajtim në bazë të bindjes që duhej të krijohej të familjet për domosdoshmërinë dhe rëndësinë që kishte për të ardhmen tonë”.
Si sfida e dytë që ka lënë gjurmë ishte edhe pjesëmarrja aktive e shqiptarëve në shërbimin sekret, dhe se ata i njihshin si ish të burgosur dhe Etemaj ka theksuar se “jo rrallëherë ishin të përcjellur dhe ka pasur tentime edhe për arrestime”. Por këto sfida i tejkaluan duke qenë të bashkuar si popull dhe nga të gjitha shtresat kishin gjetur përkrahje qoftë nga studentë, profesora, intelektual apo edhe klerik fetar.
Ndërsa për përhapjen e Pajtimit të Gjaqeve, Etemaj ka thënë se njëherë ka filluar në ambiente të mbyllura, por duke parë efektin e tyre ajo u zgjerua në tubime publike, të hapura, pavarësisht se kanë qenë të rrethuar nga forcat serbe policore.
Sa i përket rëndësisë që aksioni i Pajtimit të gjaqeve kishte për Kosovën dhe shqiptarët, Etemaj ka theksuar se “nga regjimi serb ishte e qartë se nuk shihej me dashamirësi, sepse asnjë regjim nuk e don që të nënshtruarit të jenë të bashkuar. Dhe pajtimi i gjaqeve gjithsesi që qonte në bashkimin e shqiptarëve”.
“Bashkimi i shqiptarëve pavarësisht bindjeve politike, fetare, krahinore, ideore dhe çdo kush që njeh historinë e popullit, posaqërisht e popullit shqiptar”, ka përfunduar Etemaj.
Ndërsa, Halil Matoshi si kryetar i Parlamentit Rinor aso kohe, për aksionin historik të pajtimit të gjaqëve, ka theksuar se “nga prizmi i sotshëm duket fort anakronike një fushatë kombëtare për pajtim gjaqesh. Por në kontekstin e ‘90ave ishte një lëvizje masive emancipuese”.
Tutje Matoshi ka kujtuar edhe një ndër pajtimet kryesore të këtij aksioni të bashkimit të shqiptarëve, ai ka shtuar se “me 11 Mars 1990 është bërë një ndër pajtimet e para në Llap në Letanc, në organizim të Bajram Blaku, Hazir Raqi, Fehmi Ismajli, Bajram Kadriu, Fatmir Toplica, Bajram Hoxha dhe Nebih Balaj. Manifestimi u mbajt në oborrin e shtëpisë së mesusit dhe heroit Shaban Shala. Ishin të pranishëm Dervish Rozhaj, Mark Krasniqi, Zekiria Cana, Ramiz Kelmendi, Azem Shkreli, Fatmir Sejdiu, Osmon Ismajli”.
Ndërsa si sfidë kryesore e këtij organizimi nga ana e Kosovës së aso kohe, ka qenë se shqiptarët e Kosovës, ishin të mbështetur për muri nga presioni serbë, përpos që u “gjetën shtypur edhe nga padrejtësitë siciale dhe mosfinksionimi i sistemit të dejtësisë (gjykatat e segreguara ndëshkonin rëndë vetëm pjesëmarrësit në rezistencë) dëgjuan elitën e tyre intelektuale për pajtim e homogjenizim, ndonëse ishte sfidë për ta. që rezistenca të kishte plotësisht sukses”, ka thënë Matoshi për Portalin Dukagjini.
Një nga figurat kryesore të mbarë vendit, ishte edhe Anton Çetta, që Matoshi e ka quajtur si “Guissepe Garibaldi i Kosovës, e një unifikues urtak, zbulues i shpirtit te popullit dhe pajtimtar”.
“Pajtimi ka qenë një përgatitje psiko-sociale për të hyrë në lëvizjen e rezistencës kundër pushtimit dhe reorezalieve të Slobodan Milošević-it. Regjimi survejonte, ndiqte e rrihte brutalisht pjesmarrësit në pajtime, por ata nuk u ndalën. Pajtimin e drejtoi”, ka theksuar Matoshi për rolin që kishte Pajtimi i Gjaqeve për popullin e Kosovës.
Pajtimi i gjaqeve, sipas Matoshit ka shënuar mbylljen e plagës më të shëmtuar që kishte populli shqiptar i Kosovës, pra gjakmarrjen dhe duke i hapur shtigjet e emancipimit dhe perëndomorizimit të shoqërisë.
Kuvendi i Verrave të Llukës u organizua nga nismëtarët e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991 në Kosovë nga Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj, në bashkëpunim me Këshillin e Pajtimit të Gjaqeve në Deçan.
Atë e drejtuan Jashar Salihu dhe Have Shala. Në mbështetje të tyre, në binën do të gjenden Anton Çetta, Zekeria Cana, Dom Lush Gjergji, Mulla Idriz Kakrruki, Mujë Rugova, Ramiz Kelmendi, kurse vendi i nderit do t’i jepej nënës së pishtarëve të lëvizjes sonë çlirimtare kombëtare, heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Ajshe Gërvalla.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025