LAJMI I FUNDIT:

“Kujtime për Kujtimin”, rrëfimi i familjarëve për ish deputetin e ndjerë të Kuvendit të Kosovës (Video)

“Kujtime për Kujtimin”, rrëfimi i familjarëve për ish deputetin e ndjerë të Kuvendit të Kosovës (Video)

“Kur të vij ajo ditë e fundit, në tespihun e jetës sime. Ju lus: Më varrosni në këmbë!  Së paku atje do të qëndroj vertikalisht, meqë gjithë jetën, s’më lanë se s’më lanë të ngrihem në këmbë”. Kjo është poezia “Testament”, e cila bëri bujë pas vdekjes së poetit dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

Por, ai nuk ishte vetëm poet. Ishte shumë më shumë. Deputeti i ndjerë  Kujtim Paçaku, përfaqësoi komunitetin e tij rom si më së miri, duke luftuar deri në frymën e fundit për të drejtat e tyre. Jo më kot, ishte shpallur Ambasador i Paqes në Ballkan, në vitin 2016.

Kujtim Paçaku, la pas vetës bashkëshorten, tre djem dhe babain, ku për ta mbetet kujtimi më i mirë dhe i pahahrruar.


Babai i tij Durmish Paçaku ka thënë se ndonëse dhimbja nuk mund të shuhet, është krenar për një djalë si ai, përderisa malli për të do të mbetet i  pashterrur.

“Kur ka studiuar në Universitetin e Prishtinës kam shkuar për ta vizituar. Profesori më tha: ‘eja me mua shihe Kujtimin’. Kur shkuam në klasë, ai pianon para vetes, e duke mësuar. Ka mësuar shumë. Kur ka mbaruar ato studime ka studiuar edhe diçka më tepër. Për shoqëri ka dhënë shumë, ka punuar shumë…”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Durmish Paçaku.

Si një njeri të urtë e fjalë pak e kujton edhe bashkëshortja Shpresa Paçaku.

Ajo ka vetëm një ëndërr: Që fëmijët e saj, të ndjekin rrugën e babait të tyre.

“Të flasës për Kujtimin duhet shumë kohë. Ka qenë një bashkëshort shumë i mirë dhe një prind shumë i edukuar, por ja që sëmundja nuk e la të shkojë më tej. Jeta po vazhdonte. Në të gjitha pikëpamjet ka qenë shembull. Si për të huajin si për të vetin ka qenë një shokë i mirë. Për mua ka qenë shok i jetës. Më ka mbet në mendje zëri i tij, kur vinte nga udhëtimet: ‘Shpresë ku je?. Ende e kam në vesh atë zë”, thotë Shpresa Paçaku, përcjell Telegrafi.

Ndërsa ai që po mundohet të përcjellë hapat e babait është Denuri, i cili me dhimbje e mall e kujton në bibliotekën e shtëpisë, në të cilën Kujtimi kishte ndenjur aq gjatë, duke lexuar e  shkruar me qindra libra.

Ai ka thënë se do ta mbaj gjallë kujtimin për të, duke luftuar për ato që babai kishte dëshirë.

“Vendi do ta mbajë në mend gjithmonë përkushtimin e babit, punën që ka bërë babi në aspekte të ndryshme… Do ta mbaj në mend gjithmonë babin si një persona peshërëndi mbi moralin e tij. Ka qenjë një njeri krenarë me atë që ka pasur. Ka qenë një njeri që ka sakrifikuar për familjen dhe për fëmijët në aspektin e edukimit dhe arsimimit. Ka qenë një person që ka punuar për të mirën e komunitetit mbi të cilin ai ka vepruar”, thotë Denur Paçaku.

Paçaku u lind në mars të 1959, në Prizren. Kreu studimet e degës së Muzikës në Akademinë e Arteve, dhe ato postdiplomike në Pedagogjinë Muzikore. Ai kishte diplomuar në romologji në Universitetin e Sorbonës në Paris.

Deputeti, poeti e mësuesi Kujtim Paçaku vdiq më 17 maj, në moshën 59 vjeçare./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Zbulohet dëshmia e Hekuran Gjonit i cili vrau djalin e tij me thikë buke

Lajme
Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Fshati Mirakë vetëm me 20 të moshuar: Do na gjejnë fëmijët të vdekur, ikën të gjithë

Lajme
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori