LAJMI I FUNDIT:

Kufjet Bluetooth si një detaj mode? Është e mundur me vathët audio H1

Kufjet Bluetooth si një detaj mode? Është e mundur me vathët audio H1

Sinergjia e bizhuterive dhe pajisjeve të llojeve të ndryshme nuk është asgjë e re, por kufjet më të fundit nga kompania Nova Audio sjellin edhe disa teknologji të reja.

Kompania Nova Audio ofroi në treg kufje të fshehura në vathë me perla. Pajisja e tyre vjen në treg me emrin H1 Audio Earrings, dhe ata punojnë në një mënyrë disi të pazakontë.

Vathët audio H1 kanë kapëse dhe mund të përdoren në vendin e zakonshëm ose në pjesën e sipërme të veshit. Përveç perlave të vërteta, kufjet kanë dy altoparlantë të integruar, të cilët përdorin transmetimin e tingullit me drejtim te veshët.


Nova Audio thotë se teknologjia shton një “shtresë tingulli” në mjedisin tuaj, duke ju lejuar të dëgjoni se çfarë po ndodh rreth jush ndërsa shijoni tingullin nga kufjet tuaja.

Pavarësisht se altoparlantët mbeten jashtë veshit, Nova Audio thotë se teknologjia e tingullit të drejtuar i pengon njerëzit e tjerë të dëgjojnë atë që po dëgjoni.

Vathët audio ofrojnë deri në 3,5 orë riprodhim muzike ose 2,5 orë kohë bisede duke përdorur katër mikrofonat e integruar. Kutia e karikimit e përfshirë, e cila duket si një kuti elegante vathësh, lejon deri në tre karikim, për një total prej rreth 14 orë dëgjimi. Ekziston gjithashtu një buton i integruar në vathë që ju lejon të kontrolloni riprodhimin dhe thirrjet telefonike.