Kuçi në një intervistë për “Tribuna” ka thënë se Kosova ka qenë para dy zgjidhjeve: të pranojë presionin që krijon dialogu, ose të vazhdojë nën presionin që krijon situata aktuale në veri.

“Kemi menduar që status quo-ja është më e dëmshme për vendin”, ka thënë Kuçi.


Ai ka folur për politikë fleksibile kur është pyetur se pse më herët kanë thënë se nuk do të flasin kurrë me Serbinë për veriun e vendit.

Zëvendëskryeministri ka shtuar se raundi i ardhshëm i dialogut do të jetë vendimmarrës dhe se do të bisedohet edhe për çështjen e policisë dhe gjykatave në veri.

Sipas tij këto dy mekanizma janë shtylla e institucioneve paralele atje dhe duhet të shpërbëhen. Kuçi, ka rivendosur bast se vendimi për liberalizimin e vizave do të merret gjatë vitit 2014, dhe ka thënë se punë e politikanit është pikërisht vendosja e afateve, duke kundërshtuar kështu ministren e integrimeve Vlora Çitaku, e cila ka deklaruar se nuk bënë të “qitet fall me datën e liberalizimit”. /Telegrafi/