Përgatiti: Sadik Abdirahimi/ udhërrëfyes në Peaktrip


Ditë e veçantë me njerëz të mirë, duke filluar nga dielli i mëngjesit të Ditës së dielë e deri tek ujëvarat e mahnitshme të Leshnicës.

20190728 103441 Leshnica valley. Foto: Peaktrip

Rrugën të cilën e kalëruam ngeli shenjë e një përvoje të paharruar të Sharrit,
Shtegun të cilin zgjodhëm ishte preferencë  e klientëve kurse e gjithë rrjedha e organizimit ishte nën kordinimin e guidave (udhërrëfyesve) të Peaktrip.

20190728 094018 Leshnica valley. Foto: Peaktrip

Pikënisja ishte nga Kodra e Diellit për tek stani i 1 Majit ku udhëtuam me automjete 4x4, pasi arritëm tek stani i 1 Majit, aty gjetëm kolonën e kuajve të cilët ishin të përgatitur dhe gati për kalërim, rruga zgjati 2 orë deri në Leshnicë, aty patëm një pauzë të vogël ku ndërkohë bashkërisht vendosëm që të bëjmë edhe një ecje të vogël prej 20 minutash vizitë njërës nga ujëvarat e bukura të Leshnicës të cilat njihen për nga bukuria e pikëndodhjes në thellësi të luginës si dhe temperaturës konstante të ujit në të gjitha stinët e cila nuk është më e ftohtë (e ngrohtë) se 5 gradë C.

20190728 112237

Rruga e kthimit në drejtim të stanit të 1 Majit zgjati afër 1 orë e 40 minuta, ku pasi përfunduam rrugëtimin ndaluam tek stani për një degustim të ushqimeve tradicionale.

Por për gjithë ju që doni të përjetoni këtë eksperiencë ju nevojitet të keni vullnet dhe dashuri për malin si dhe energjinë e ngelur për të kthjellur veten nga obligimet e kaluara të një jave të lodhshme pune.

20190728 123019 Leshnica valley. Foto: Peaktrip

• Pikënisja: Kodra e Diellit 1800m
• Pika më e lartë: Stani 1 Majit 2000m
• Destinacioni: Lugina e Leshnicës 1450m
• Diferenca e ngjitjes: 350m
• Kohëzgjatja e shtegut (kthimi): 7h-8h
• Gjatësia e shtegut: 4.5 km
• Vështirësia e shtegut: 3/5

20190728 133440 Leshnica valley. Foto: Peaktrip

Paisjet e duhura:
-Veshje për kalërim -Çantë shpine, pantalona të gjata, maica x2 (polyester material), bluzë, pallto ere (shiu), kaçketë dielli, syza dielli.
-Ushqim i rekomanduar -ujë 2L, bombone, çokolada, ushqim për 1 vakt.

20190728 155445 Leshnica valley. Foto: Peaktrip

20190728 162419 Leshnica valley. Foto: Peaktrip