Filmin “Kthimi” trajton migrimin si fenomen te shqiptarët si dhe kontradiktat që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare

Për rrjedhojë në këto konstelacione civilizuese e kulturologjike vendoset edhe kodi etik i shqiptarëve – besa, si një koordinatë etno-psikologjike që përshkon gjithë fabulën e filmit.


Filmi Kthimi (The Return) i Kastriot Abdylit, do të prezantohet edhe në katër Festivale ndërkombëtare duke filluar nga edicioni i tij në  17th të Tirana International Film Festival (23 maj-29 qeshor) 2019, për të vazhduar rrugëtimin e tij në 36 Golden Rose - Bulgarian Feature Film Festival që mbahet në Varna (27 shtator-4 tetor 2019), ku “Kthimi” do të shafaqet më 3 tetor.

Më 7 tetor, filmi “Kthimi”, do të hap Festivalin Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë në Pogradec, kurse më 19 tetor do të shfaqet në kuadër të 14th Macedonian Film Festival në Toronto.

KTHIMI 2

Regjisor dhe skenarist i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, bashkëskenarist Isa Qosja, drejtor fotografie Vlatko Samoilovski, montazhier Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumografia Izet Curri, skenografia Zeni Ballazhi.

Në kastën e auktorëve janë angazhuar emra të shquar nga mbarë hapësira shqiptare: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi , Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Muqbajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.

Filmi Kthimi është bashkëprodhim i Agjensisë së Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë. /Telegrafi/