Trajneri i Sporting CP, Ruben Amorim, e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë të vërtetë lidhur me rikthimin e Cristiano Ronaldos gjatë kësaj vere.

Superylli portugez e ka njoftuar Manchester Unitedin se dëshiron të largohet gjatë këtij afati kalimtar, në mënyrë që të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.


Klubi nga Primeira Liga është përmendur ndër destinacionet e mundshme të 37-vjeçarit, i cili kishte regjistruar 31 paraqitje për ekipin e parë, para se të largohej drejt Old Traffordit në vitin 2003.

crsitiano (Foto: Marca)

“Kam dëgjuar (për spekulimet). Nuk lexoj asgjë, nuk shoh asgjë. Për mua realiteti është ndryshe, është mbajtja e lojtarëve të mi”, u ka thënë Amorim gazetarëve.

Gjatë këtij afati kalimtar pritet të mësohet se ku do të luajë Ronaldo në sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

telegrafi sport app