Nga: Monika Stafa
Rilindasit të parët dhe më pas brezi i Orës së Maleve të dytët e thanë: Kudo ku shqiptarët bashkohen, ata bëhen më të mirët dhe fitojnë. Dhe, këtë për fat të mirë, por edhe jo aq të mirë, historia e ka treguar. E sotmja gjithashtu tregon çdo ditë se armiku më i madh i shqiptarëve janë shqiptarët. Nuk është vetëm e Konicës kjo shprehje. Është e jetës. E bashkëjetesës në komunitet. Është e jona. Ne, kudo ku bashkohemi nuk na mposht dot askush.
Kësaj radhe edhe në Athinë. Pavarësisht kërcënimeve. Pavarësisht pengesave, shantazheve, kufijve detarë dhe ligjit të luftës, ia dolëm. Duke i dhënë kështu vetes mundësinë ta ndjekim me dinjitet atë shfaqje. Atë takim mes emigrantësh prej një stadiumi ku dje shqiptarët i ndoqi fshesa e egër.
Kjo është diaspora. Mishi dhe gjaku ynë që na iku prej një armiqësie mes vetes. Na iku prej një tribalizmi mes klasash, vjedhjesh dhe grabitjesh.
Kthimi në Tokën e Shenjtë ka qenë aspiratë e miliona hebrenjve që prej mërgimit babilonas. Emigracioni në tokën e Izraelit pat filluar në vitin 1882. Që prej themelimi të shtetit të Izraelit në 1948, më shumë se tre milionë hebrenj nga mbi 90 vende të botës u kthyen në tokën e tyre ku kishin pasur ëndrra të mëdha. E quajtur ndryshe si Alieyah, ky akt ishte një prej parimeve më themelore të ideologjisë sioniste. Ndaj, edhe në Deklaratën e Pavarësisë së shtetit të Izraelit gjendet një pikë e veçantë mbi diasporën duke i dhënë një rëndësi të patjetërsueshme asaj. Atë kohë, David Ben-Gurioni kryeministri i parë i Izraelit lëshoi piskamën ulëritëse të një lideri që po qeveriste një vend në nevojë. “Duhet me domosdo të shohim hebrenjtë kudo ku janë të vijnë dhe të marrin pjesë në përpjekjet tona këtu, për të ndërtuar shtetin e Izraelit. Sepse ne kemi nevojë për njohuritë e tyre teknike, përvojat e tyre të pakrahasueshme me tonat, shpirtin e tyre të sipërmarrjes dhe vizionin e tyre të guximshëm. Ne kemi shumë nevojë për inxhinierë, kimistë, ndërtues, menaxherë të punës dhe teknikë. Detyrat me të cilat pret të përballet ky vend janë të tilla sa lind nevoja e apelimit të këtyre gjenive që po i shërbejnë botës e të huajve dhe jo vendit që për ta ka aq shumë nevojë. Por, duhet bërë e qartë se vendimi nëse ata dëshirojnë të vijnë – përherë apo përkohësisht – qëndron sigurisht në diskrecionin e lirë të tyre. Kjo është krejtësisht një çështje e vullnetit të tyre. Vetëm se ne duhet me patjetër të bëjmë të pamundurën të na vijnë”.
Ngjan bukur apo jo kjo thirrje?! Një thirrje zemre dhe shpirti. Mendjeje gjithashtu.
Prej samitit të dytë dhe të tretë që u mbajtën jo shumë vite më parë, kumti më në fund erdhi. Mund ta besonim se kjo mund të ndodhte në Prishtinë, Shkup a Tuz. Edhe në Nju-Jork po të doni. Por, të ndodhte në mes të Athinës, kjo ishte krejtësisht e pangjashme.
Asnjëherë sa sot, politika shqiptare nuk ka përmbushur asgjë në dobi të emigracionit nëpër botë. E, megjithatë, ai vazhdon të ndihmojë vendin e tij në të ardhura për frymë, në mundësi studimi të qindra e mijëra të rinjve në Perëndim, në sjelljen e investitorëve të huaj, në ruajtjen e kulturës dhe kultivimit të gjuhës shqipe në diasporë, etj.
Sepse herët qëllimi i tyre pat qenë i qartë, fillimisht kryerja e detyrimeve kombëtare e më pas integrimi në kulturën e shteteve ku kishin gjetur veten. Por a ka pasur ndonjë moment historik të ndërveprimit të saj në jetën e shqiptarëve veç aktivitetit të tyre me karakter kombëtar?
Ka ndodhur disa herë në histori. Kur u shpall pavarësia e Shqipërisë në fillim të shekullit të kaluar dhe në vitin 1999, pragun e mijëvjeparit të ri ku diaspora tregoi se ishte një krah i fortë dhe gur themeli në betejën e Kosovës për liri.
Sot, në Athinë, ne pamë se kjo diasporë nuk ka më nevojë të shtohet por të kthehet në atdhe. Dhe të kontribuojë në vendin e vet për ta çuar atë drejt prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik.
Ben-Gurion u zgjodh kryeministri i parë i Izraelit në vitin 1948. Ai kryesoi shumë projekte kombëtare që synonin zhvillimin e shpejtë të vendit dhe popullit të tij. Përballë një vendi të rënduar financiarisht, Ben-Gurioni iu lëshua diasporës për ndihmë. Dhe, ata erdhën. Izraeli njohu zhvillimin dhe prosperitetin për të cilin ne kemi dëgjuar shumë. Në ekonomi, bujqësi, kulturë, arsim dhe teknologji.
Çfarë ne presim në këtë rrugëtim prosperimi të shtetit shqiptar nuk do të jenë assesi çështjet e vjetra që kanë të bëjnë me kombëtarinë dhe proceset e ekzistencës së tij. Tashmë kjo epokë ka mbaruar.
Itaka i pret të rinjtë e saj për të lundruar në oqeane të largëta dhe të trazuara drejt një bote krejt të re.
Ndaj një thirrje prej zemre ajo e Ben-Gurionit, na vjen së brendshmi të gjithëve; duke punuar për integrime ndërshqiptare, rruga për integrime rajonale dhe evropiane bëhet më e lehtë, më e natyrshme dhe me jetëgjatë.
Është koha që kjo diasporë të vijë këtu. Është koha që ajo ta drejtojë thellësisht mendjen këtu. Ne duhet të luftojmë t’i ndryshojmë drejtimin duke ushtruar të gjitha forcat të investohemi në të vetmin burim të madh që mund të kemi ende – burimet njerëzore.
Njeriu, talenti dhe vullneti i tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBabai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre
Tre banorë të rinj hyjnë në Big Brother VIP Albania, mes tyre një çift
Laerti me një mision të fshehtë nga Vëllai i Madh: Gerti ‘bie në kurth’ me deklaratën për biseksualitetin e tij
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite