Kalimtarët që ndodheshin në një rrugë në Carrdif të Wales, mbetën të habitur me sjelljet e një maceje.

Derisa ishte kthyer në shtëpi gjatë orëve të hershme të mëngjesit, macja trokiti derë dhe priti t’ia hapin, transmeton Telegrafi.


“Trokiti katër herë dhe ndaloi, duke pritur e qetë. Pastaj e përsëriti të njëjtin veprim” është përshkruar ngjarja komike.

Ata janë larguar nga aty, duke e lënë macen në pritje, pasi mendohet se pronari saj ishte në gjumë dhe nuk e dëgjonte në atë moment. /Telegrafi/