LAJMI I FUNDIT:

KSLM nuk do të nënshkruajë marrëveshjen e përgjithshme kolektive të propozuar nga Qeveria

KSLM nuk do të nënshkruajë marrëveshjen e përgjithshme kolektive të propozuar nga Qeveria

Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSL) nuk do të nënshkruajë Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për Sektorin Publik të propozuar nga Qeveria, për të cilën Këshilli Ekonomik dhe Social i Qeverisë sot pasdite do të mbajë seancë tjetër.

Kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski, në një konferencë për media tha se gjatë bisedimeve me ministrat nuk janë pajtuar me paragrafin 2 të nenit 14 të draft marrëveshjes së përgjithshme kolektive, për të cilën ai tha se është pengesë. Deri më tani nuk e kanë bërë publike mosmarrëveshjen sepse prisnin që Qeveria të ndryshojë qëndrim duke e lënë jashtë tekstit, gjë që siç thanë po fshihet nga opinioni, por deri më tani nuk kanë marrë ndonjë ofertë të re.

Në nenin 14 të propozimit, të cilin KSL-ja e prezantoi para mediave, në paragrafin e parë shkruhet se “Paga bazë bruto e punonjësve në sektorin publik rritet me 10 për qind, duke filluar me pagesën e pagës së shtatorit në vitin 2023″.


Kontestues për KSL-në është paragrafi i dytë, ku thuhet: “Nëse indeksi i kostos së jetesës në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 kalon 3 për qind, paga bazë bruto e punonjësve të sektorit publik rritet në përqindje sa diferenca ndërmjet rritjes së indeksit të kostos së jetesës me normën e vendosur prej 3 për qinq”.

Në paragrafin e tretë të nenit 14, shkruhet se “përqindja e rritjes së pagës nga paragrafi 2 i këtij neni zbatohet me pagesën e pagës së shtatorit në vitin 2024”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Gjykimi për krime lufte ndaj Gjokoviqit, ish-i burgosuri thotë se forcat serbe i rrahën derisa i dërguan në burg

Drejtësi
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori