KSHZ-ja kërkon listën e kompanive që i kanë importuar “Fingerprint”

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dy ditë pas zgjedhjeve lokale nga Drejtoria e Doganave kërkoi listën e kompanive që eventualisht kanë porositur aparate të njëjta për leximin e shenjave të gishtave nga jashtë vendi, si ato që u shfrytëzuan në zgjedhje. Këtë për “Alsat” e konfirmoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski i cili tha se këtë e kërkojnë për arsye sigurie, që të mos vijë deri te mundësia e përzierjes së aparateve që i siguroi KSHZ me aparate të njëjta të mundshme të blera nga kompani dhe firma private.
“Kemi indikacione se përgjigja do të jetë pozitive, se asnjë kompani nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani. A keni pasur ndonjë njoftim si KSHZ që ndoshta disa kompani kanë porositur pajisje të tilla? – Nuk kishim njoftim të tillë, siç thashë, e bëra për sigurinë tonë, për të qenë të sigurt se nuk kishte diçka të tillë, që mos të dalë se të tjerët po importojnë, për t’u siguruar që askush nuk ka importuar pajisje të tilla deri më tani- Pse po e bën këtë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, a nuk ka shërbime sigurie që duhet ta bëjnë? – Po, ka. Siç thashë, për ne, për shkak të interesit personal që kemi, për t’u siguruar që nuk ka diçka të tillë”- deklaroi Aleksandar Dashtevski- kryetar i KSHZ.
Kjo kërkesë është pranuar nga Dogana një ditë më parë kurse shërbimet po kontrollojnë nëse ndonjë kompani apo institucion ka porositur pajisje të njëjta. Dashtevski siguron që pajisjet janë të sigurta dhe funksionale dhe tani për tani nuk ka nevojë të porositen tjera. Nëse ndonjë nga pajisjet prishet në pesë vitet e ardhshme, është detyrim i kompanisë gjermane “Dermalog” ta zëvendësojë me tjetër. Përndryshe, zgjedhjet do të mbahen përsëri në dy komuna. I tillë është rasti me Mavrovën dhe Rostushën si dhe Qendër Zhupën. Në të dy komunat nuk kishte pjesëmarrje të një të tretës së votuesve të regjistruar. Por, çfarë nëse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme përsëri në votimin e përsëritur?
“Pra, ligjvënësi do të duhet të vendosë nëse ajo komunë duhet të zgjerohet, zvogëlohet e kështu me radhë, sepse nuk ka pjesëmarrje të mjaftueshme. Dhe mendoj se arsyeja është sepse nuk ka mjaft banorë në kuptimin që nuk janë të pranishëm në shtëpitë e tyre “- pohoi Aleksandar Dashtevski, Kryetar i KSHZ-së.
Në Mavrovë dhe Rostushë, 10.144 banorë kanë të drejtë vote. 3,144 persona e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa pjesëmarrja ishte 31%. Që zgjedhjet të jenë legjitime në këtë komunë, duhet të votojnë 3,381 banorë. Në Qendër Zhupë, 7,317 banorë kanë të drejtë vote, ndërsa 1,873 banorë e ushtruan atë të drejtë, me një pjesëmarrje prej 25.60%. Së paku 2,439 qytetarë duhet të votojnë që rezultati i zgjedhjeve të njihet në këtë komunë.
Mavrovë- Rostushë
Pjesëmarrja: 31%
Votues: 10.144
Kanë votuar: 3.144
Votat e nevojshme: 3.381
Mungojnë: 237 vota
Qendër Zhupa
Pjesëmarrja: 25,60%
Votues: 7.317
Kanë votuar: 1.873
Votat e nevojshme: 2.439
Mungojnë: 566 vota
Ndërkohë rrjedh afati prej 48 orësh për pjesëmarrësit në zgjedhje të cilët mund të paraqesin ankesa në KSHZ, në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve. Nëse ankesat nuk pranohen nga KSHZ-ja, atëherë partitë dhe pjesëmarrësit në zgjedhje kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, si instancë më e lartë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit