KSHZ e miratoi librin e rishikuar të afateve për zgjedhjet e 15 korrikut, garanci për mbrojtjen e votuesve dhe këshillave nga Kovid-19
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë e solli librin e rishikuar të afateve për zgjedhjet parlamentare për të cilat partitë politike arritën marrëveshje që të mbahen më 15 korrik. Anëtarët e KSHZ-së sigurojnë se gjithçka do të ndërmerret për mbrojtjen e qytetarëve dhe anëtarëve të organeve zgjedhore nga përhapja e koronavirusit për çka ata që sot biseduan me autoritetet shëndetësore me të cilët do të përpunojnë protokolle speciale. Ata gjithashtu u bënë thirrje qytetarëve që të kujdesen për shëndetin e tyre.
Libri i afateve është përgatitur në përputhje me Dekretin e Qeverisë me fuqi ligjore për Zgjedhjet, me të cilin, veç të tjerash parashikohet, heshtja të fillojë më 12 korrik në mesnatë, më 13 korrik të votojnë personat me Kovid-19, në izolim dhe vetizolim për të cilët do të formohen vendvotime speciale këshilla të përbërë nga punonjës shëndetësore dhe përfaqësues të partive, ndërsa më 14 korrik të sëmurët dhe të burgosurit e tjerë që do të aplikojnë për të votuar.
Qytetarët e moshës madhore do të kenë mundësi të votojnë në ditën e zgjedhjeve nga ora 7:00 deri në orën 21:00.
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski u bëri apel qytetarëve që ndodhemi në një periudhë interesante përpara nesh, një muaj në të cilin do të ketë shumë përplasje politike dhe momente interesante, por sfida më e kryesore dhe më e
madhe është gjendja shëndetësore dhe mbrojtja e shëndetit në këtë proces.
“Qofshin ato Këshillat Zgjedhorë, qofshin Komisionet Komunale Zgjedhore, shëndeti i votuesve … Ne si KSHZ në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore, edhe sot këtu kemi biseduar , që së bashku të përgatisim rregulla dhe protokolle të caktuara që do të sigurojnë mbrojtje maksimale. Si Komision do të bëjmë çdo përpjekje për ta siguruar mbrojtjen maksimale të shëndetit të të gjithë atyre që marrin pjesë në administratën tonë zgjedhore, të rreth 35,000 qytetarëve. Ne do të sigurojmë qasje në qendrat e votimit në një mënyrë paksa më ndryshe”, tha Derkoski, duke sqaruar se ata do të përpiqen të sigurojnë vendvotime me ventilim gjatë gjithë ditës.
Kryetari i KSHZ-së u bën thirrje qytetarëve që të kenë besim në Komisionin dhe administratën zgjedhore dhe t’i ndjekin rekomandimet e autoriteteve shëndetësore në periudhën e ardhshme, sepse është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë të votohet në zgjedhje.
“Në fund vendi ynë duhet të vlerësohet nga të gjithë vëzhguesit si një vend që ka organizuar një proces të tillë në kushte të jashtëzakonshme dhe ky do të jetë një hap tjetër drejt asaj që ne të gjithë përpiqemi ndërsa këto janë
proceset e integrimit evropian që vijojnë këtë vjeshtë dhe më tej”, tha Derkoski.
Anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko theksoi se po mendohet për rritjen e kompensimeve për anëtarët e KKZ-së dhe KZ-së për shkak të situatës së re dhe vse KSHZ-ja nuk do të ketë nevojë për mjete shtesë për këtë. Tani për tani,
KSHZ-ja, siç tha ai, nuk mund të paraqesë shifra konkrete. Kursimet e KSHZ-së janë nga mjetet e planifikuara për votimin në diasporë, ku për shkak të numrit të pamjaftueshëm të të paraqiturve, zgjedhjet parlamentare nuk do të
zbatohen. Siç tha Kondarko, anëtarët e KSHZ-së nuk do të marrin kompensime shtesë ose shtesa, jashta pagës.
Derkoski sqaroi se rreth 40 milionë denarë janë ruajtur në arkën e KSHZ-së mbi këtë bazë, të cilat do të shpërndahen për realizimin e aktiviteteve dhe nevojave për shkak të situatës së re të shkaktuar nga Kovid-19. Këtu përfshihen edhe pagesat e këshillave shëndetësorë të zgjedhjeve dhe anëtarëve të KKZ-së dhe KZ-së. Mjetet financiare mbrojtëse me Dekretin e Qeverisë duhet të sigurohen nga Ministria e Shëndetësisë.
Shqyrtimi publik në Listën e votuesve ka përfunduar, ndërsa ai do të plotësohet vetëm në përputhje me Kodin Zgjedhor, informoi Kondarko, i cili sqaroi se Komisioni në periudhën e ardhshme do t’i miratojë udhëzimet e duhura për realizimin e zgjedhjeve.
“Sipas akteve juridike, Dekretit të Qeverisë dhe vendimit të kryetarit të Kuvendit, gjendja e jashtëzakonshme zgjat deri më 22 qershor, më 24 qershor fillon zyrtarisht fushata zgjedhore dhe ajo zgjat deri më 12 korrik”, ka informuar
Kondarko.
KSHZ sot dërgoi letër deri te Ministria e Shëndetësisë me kërkesë të dërgojnë të dhëna për punonjësit shëndetësorë nëpër komuna. Për votimin më 13 korrik, do të formohen Këshilla Zgjedhorë të veçantë shëndetësore të përbërë nga tre punonjës shëndetësorë dhe përfaqësues të partive politike. Për këtë duhet të angazhohen rreth 500 punonjës shëndetësorë. Personat të cilët janë në karantinë ose izolim për shkak të Kovid-19 duhet vetë të paraqiten për votim
shtatë ditë para ditës së votimit, informuan nga Komisioni. KSHZ e ka rishikuar edhe planin për edukim të Komisionit Komunal Zgjedhor dhe Këshilla Zgjedhorë, ndërsa do të duhet të zbatohet edhe edukim i bordeve votuese shëndetësore. Për atë qëllim anëtarët e KSHZ-së i presin Protokollet e përpikta të autoriteteve shëndetësore, të cilat siç tha Derkoski, duhet të jenë gati për dy-tri ditë.
Elizabeta Postoloska, anëtare e KSHZ-së theksoi se Komisioni dhe autoritetet do të sigurojnë mbrojtje për qytetarët dhe anëtarët e Këshillave Zgjedhorë (KZ) dhe Komisionet Komunale Zgjedhore (KKZ) dhe me këtë rast i inkurajoi
anëtarët e KZ-së dhe KKZ-së për ta vazhduar punën e tyre.
Janakie Vitanovski i përpiktë se KSHZ punon sipas ligjit dhe se edhe krahas asaj që do të kemi zgjedhje pak më ndryshe për shkak të Kovid-19, shpreson se të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje do të kontribuojnë për zgjedhje korrekte dhe demokratike.
KSHZ ka angazhuar Agjenci e cila do të bëjë fushatë për informim dhe edukim të qytetarëve për mënyrën e votimit, sipas Kodit Zgjedhor dhe dekretit të Qeverisë.
Kondarko, i cili është anëtar i KSHZ-së nga LSDM-ja, ka reaguar në, udhëzimin joligjor të APRM-së , me të cilën në mënyrë të pabazë i merret e drejta Lëvizjes BESA për reklamim të paguar politike. KSHZ nuk ka kompetencë në lidhje me këtë çështje, por ai kërkoi të dorëzohet kërkesë te partitë politike, sipas votave të zgjedhjeve të fundit, ata deri te KSHZ të dërgojnë informacion për marrëveshjen e tyre për reklamim të paguar politik.
“Këto katër parti , dy në pushtet dhe dy në opozitë të na njoftojnë se si janë dakorduar për caktimin e kohës. Flasim për të drejtën e partive politike, jo të pjesëmarrësve në fushatë”, tha Kondarko.
Një pjesë e anëtarëve të KSHZ-së e kundërshtuan këtë propozim të Kondarkos, ndërsa Derkoski kërkoi që anëtarët e KSHZ-së të bisedojnë për këtë çështje, ndërsa pastaj të sjellin konkluzione.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje