Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për Kosovën, përkatësisht për raportin gjashtëmujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë.
Shefja e misionit të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh tha se që nga sulmi në Banjskë vazhdon të bëjë thirrje për llogaridhënie të kryerësve të këtij akti përmes një hetimi të thellë e proces gjyqësor të plotë.
“Ato janë esenciale për stabilitetin. Një akt i tillë i dhunës është i papërsëritshëm dhe mund të përsëritet më. Në këtë drejtim seanca fillestare gjyqësore është mbajtur më 9 tetor kundër tre të pandehurve nga totali prej 45 të akuzuarve në aktakuzë“, ka theksuar Ziadeh gjatë raportimit në KS të OKB-së, transmeton RTK.
Ajo tutje ka thënë se në takimet me zyrtarët në Beograd dhe Prishtinë dhe me partnerët ndërkombëtar shihet një aspiratë për një dialog konstruktiv dhe marrëdhënie paqësore, por se sipas saj situata anë terren mbetet e brishtë dhe progresi mbetet vetëm tentativë.
“Gjatë vizitës sime të fundit në veri në shtator, organizatat e shoqërisë civile, palë politike dhe banorët aty kanë theksuar shqetësime serioze për sa i përket ndikimit të veprimeve të njëanshme që prekin të drejtat ekonomike dhe sociale. Mbyllja e degëve të Postës së Serbisë dhe zyrave komunale që udhëhiqen nga ana e Serbisë kanë kufizuar qasjen e tyre në shërbime kyçe, në veçanti sa i përket komunitetit serb në Kosovë“, ka shtuar ajo.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq ka vazhduar me propagandën e autoriteteve të Serbisë, duke thënë se situata në Kosovë është përkeqësuar në mënyrë dramatike, e cila, sipas tij, ka krijuar një klimë mosbesimi dhe frike.
Ai ka kërkuar veprim të shpejtë dhe të vendosur të OKB-së, teksa ka thënë se me kthimin e Kurtit në pushtet ka filluar margjinalizimi i popullatës serbe, duke përmendur 90 sulme ndaj serbëve në Kosovë, por pa ofruar fakte.
Ai ka fajësuar autoritetet e Kosovës se po refuzojnë të hedhin hapa para për formimin e Asociacionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës