LAJMI I FUNDIT:

KS i OKB prej sot ka edhe gjashtë vende anëtare

KS i OKB prej sot ka edhe gjashtë vende anëtare

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nga sot ka gjashtë anëtarë të rinj jo të përhershëm, pesë me mandat dyvjeçar dhe një me mandat njëvjeçar.

Bregu i Fildishtë, Guineja Ekuatoriale, Kuvajti, Polonia dhe Peru, të cilat janë zgjedhur në një bazë rajonale do të jenë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në fund të vitit 2019, ndërsa Holanda ka mandat deri në fund të vitit 2018, pasi vitin e kaluar u pajtua me Italinë për të ndarë mandat dy-vjeçar.

Përveç Italisë, në KS të OKB-së nga sot do të zëvendësohen edhe Egjipti, Senegali, Japonia, Uruguai dhe Ukraina.


Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka 15 anëtarë, pesë nga të cilat janë të përhershme Franca, Britania e Madhe, SHBA, Kina dhe Rusia, dhe 10 zgjidhen për një mandat prej dy vjet.

Anëtarët jo të përhershëm zgjidhen sipas një parimi rajonal, transmeton KP.

Më shumë se një e treta e shteteve anëtare të OKB nuk kanë qenë kurrë të përfaqësuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Midis tyre janë Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Sllovenia.

Në trend Botë

Më shumë
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Ursula von der Leyen zbulon planin me pesë pika të 'riarmatimit të Evropës'

Evropa
Kalo në kategori