LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Takimi i Washingtonit historik për arsye krejt të gabuara

Kryeziu: Takimi i Washingtonit historik për arsye krejt të gabuara

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, ka thënë se takimi i 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, mes delegacioneve të Kosoëvs dhe asaj të Serbisë, u paraqit historik për arsye të gabuara.

Kryeziu, përmes një postimi në facebook, e ka e quajtur qeveri jolegjitime, Qeverinë në krye me Avdullah Hotin.

Ai thotë se çdo ditë e më pak flitet tashmë për këto investime miliardëshe, por që ende nuk ka njoftim zyrtar për njohje nga Izraeli, njofton Klan Kosova.


”Kanë kaluar tre muaj që nga takimi dhe zotimet e Washingtonit. Pavarësisht përpjekjeve industriale që kjo ngjarje të paraqitet si historike për nga arritja, nuk u desh të kalojë shumë kohë për t’u bërë e qartë se ky takim në fakt ishte historik për arsye krejt të gabuara. Të ekzaltuar nga ekskurzioni historik në Shtëpinë e Bardhë, delegacioni kosovar u bë shkak e hisedarë për një kapitull të ri të historisë së Serbisë në Shtëpinë e Bardhë”, ka shkruar Kryeziu.

Ai thotë se “Përball lëshimeve e kompromiseve të mëdha të 4 shtatorit në dëm e kurriz të vendit, qeveria jolegjitime provonte të arsyetohej me premtimet për investime miliardëshe që kinse do ta transformonin ekonominë e vendit dhe njohjen nga shteti i Izraelit. Që atëherë e 90 ditë pas, çdo ditë e më pak flitet për këto investime, që herë thuhej që ishin miliardëshe e herë milionëshe, kurse ende nuk ka njoftim zyrtar për njohjen nga Izraeli”.

”Meqë këto zotime të njëanshme të Hotit ishin të dëmshme për vendin pavarësisht premtimeve për investime e njohjes nga Izraeli, atëherë çka janë pa ato pos se një dëm politik e dështim diplomatik i Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas së cilës Kosova dha gati krejt çka pati, krejt çka iu kërkua e nuk mori asgjë çka duhej”.

”E megjithatë, 4 shtatori na konfirmoi edhe një herë paaftësinë e këtij klubi të stërvjetëruar politik për ta mbrojtur dhe avancuar Republikën”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori