Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, deputetja e Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ky subjekt politik në vazhdimësi ka qenë kundër themelimit të Asociacionit.
“Megjithatë dhe nëse ndërkombëtarët apo ambasadorët ndërkombëtar konsiderojnë që kjo marrëveshje tashmë është dashur të zbatohet dhe duhet të zbatohet, besoj që këtë duhej ta bënin me ata që e kanë nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë Arbëresha Kryeziu-Hyseni
Kryeziu-Hyseni ka thënë se vazhdojnë të mendojnë se Asociacioni është i panevojshëm për qytetarët e Kosovës.
Deputetja e LVV-së ka shtuar se këtë marrëveshje nuk duhet të zbatojë askush dhe sipas saj, “fati në këtë fatkeqësi është që kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar”.
“Një pjesë e madhe e opozitës madje gjithë përgjegjësinë për këtë marrëveshje ia kanë lënë Qeverisë sepse nuk duan të përfshihen fare në atë se çfarë po ndodh sot”.
Kryeziu-Hyseni ka potencuar se nuk e kemi në qendër njohjen që duhet t’a kishim por ka akterë të ndryshëm që po tentojnë që Asociacionin t’a vendosin në qendër.
“Kjo është një marrëveshje që do të duhej të diskutohej në kuadër të çështjeve që duhej t’i diskutoni shtetet”.
Ndërsa për deklaratat e zyrtarëve amerikanë Chollet dhe Eskobar që është koha të zbatohet marrëveshja për Asociacionin, se a janë këta zyrtarë kundër Republikës së Kosovës, Kryeziu Hyseni ka deklaruar se nuk ka parë ndonjëherë të ketë kundërshtime sa i përket zyrtarëve amerikanë dhe ndërkombëtarë.
Për presionin ndërkombëtarë lidhur me këtë çështje, deputetja e LVV-së ka thënë se janë në presion për një çështje jetike dhe të rëndësishme dhe se e dinë se si do të veprojnë lidhur me këtë situatë, për të njëjtin qëndrim ajo tha se janë të njoftuar dhe ndërkombëtarët.
Tutje ajo ka shtuar se nuk është i njëjti presion dhe në Serbi, sidomos gjatë muajve të fundit.
“E dimë se si do të veprojmë por nuk mund të ndajë sepse nuk jam pjesë e grupit negociator”, ka thënë ajo duke shtuar se është e sigurt që Asociacioni nuk do të themelohet dhe se duhet ta mbrojmë qëndrimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Tutje deputetja Kryeziu-Hyseni ka theksuar se nëse ekziston një person i tillë që është dakord me themelimin e Asociacionit nuk beson që ai mund të jetë shqiptar.
“Sepse duhet të jesh me zero ndjenja kombëtare, me zero ndjenja atdhedashurie, për të thënë që unë e zbatojë marrëveshjen e Asociacionit”, ka theksuar tutje ajo.
Sa i përket mundësisë se do të ketë zgjedhje nëse nuk themelohet Asociacioni, deputetja e LVV-së ka shtuar se do të shkonte në zgjedhje.
“Le të jetë një referendum popullor që i përgjigjet gjithë këtij presioni ndërkombëtarë karshi themelimit të Asociacionit”, ka shtuar tutje Hyseni-Kryeziu./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje