LAJMI I FUNDIT:

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi e shqetësuar: Maskat që ndodhen në Kosovë, po shiten në vendet fqinje

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi e shqetësuar: Maskat që ndodhen në Kosovë, po shiten në vendet fqinje
Qytetar në rrugët e Prishtinës

Qeveria e Kosova ka ndarë 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë, për t’u ballafaquar me koronavirusin. Por anëtarja e Komisionit për Shëndetësi me Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka ngritur shqetësimin se materialet shpenzuese, siç janë maskat, po shiten në vendet e rajonit ku janë konfirmuar rastet me koronavirus.

400 mijë euro janë ndarë për Ministrinë e Shëndetësisë nga Qeveria e Kosovës, për të ballafaquar koronavirusin. Kjo shumë e mjeteve është ndarë që institucionet shëndetësore të pajisen me mjete që iu nevojiten stafit shëndetësor.

“Në bazë të kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për furnizim me mjete mbrojtëse për profesionistët shëndetësorë në përgatitje për ballafaqim të mundshëm me koronavirusin, ne si i përgjigjemi me këtë shumë”, deklaroi Besnik Bislimi.


Por një shqetësim tjetër e ka ngritur kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj. Ajo tha se ka shqetësime nga qytetarët se materiali shpenzues po shitet në vendet e rajonit të cilat janë prekur nga Koronavirusi.

“Një pjesë e qytetarëve të vendit është i shqetësuar pasi një pjesë e materialit shpenzues që ne kemi në vendin tonë po shitet në shtetet fqinje për arsye se ata tashmë janë prekur nga ky virus”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Albena Reshitaj.

Ajo tha se si deputetë kanë kërkuar tek drejtuesit e institucioneve që të kontrollojnë linjat e mundësisë së materialeve shpenzuese, siç janë maskat, përcjell Telegrafi.

“Ne do të duhet t’i ruajmë ato (maska) që i kemi dhe madje të kërkojmë ndihmë nga vendet tjera nëse shfaqet ai virus edhe në vendin tonë, e jo të lejojmë që ai material që ekziston në Kosovë e që është për qytetarët tonë të largohet nga vendi”, deklaroi më tej Albena Reshitaj.

Sa i përket vendeve të rajonit, Maqedonia e Veriut ka konfirmuar rastin e parë me Koronavirus./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori