Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka deklaruar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk e ka thirr në telefon akoma, madje as nuk e ka ndihmuar me asgjë këtë komunë e cila po përballet me dy raste të coronavirusit.
Haliti ka thënë se si Komunë kanë mbetur pa ndihmë nga Qeveria e Kosovës dhe ka apeluar ministrin Vitia sa të mban konferenca shtypi, le t’i ndihmon Vitisë pasi nuk i ka ndihmuar asgjë akoma.
“Jemi mbet vetëm si komunë pa ndihmë nga niveli qendror, e them publikisht se sa do që del ministri në konferenca shtypi, me dal më mbajt ligjërata kurse të tjerët ministri nuk i ka ndihmuar asgjë, nuk kemi nevojë për fjalime politike as s’kena nevojë të na bëni qejfin, qytetarët e Vitisë kanë nevojë për ndihmë”, ka thënë Haliti për rtk.
Haliti tha se nuk është dashur të izolohet e gjithë Komuna, por vetëm fshati Stubëll pasi aty është indikacioni nga ka ardhur coronavirusi dhe pacienti 77 vjeçar nga Italia.
“Nuk është dashtë me izolu një Komunë me 48 fshatra, por aty ku duhet ku është indikacioni në fshatin Stubëll, mendoj se është dasht mu koordinohu dhe të më thërras në telefon mbrëmë, nuk është së s’ka pas kohë ministri që 24 orë mos mu dëgju me kryetarin e Komunës. Punëtorët e shëndetësisë nuk kanë maska, rroba, as dezinfektues s’kemi, qytetarët po kërkojnë që të intervenon qeveria urgjentisht”, tha Haliti
Haliti tha se kërkon seriozisht të ndihmohet komuna e Vitisë pasi qytetarët janë në panik dhe stafi shëndetësor nuk ka mjete adekuate.
Deri më tani, në Kosovë janë tre raste të konfirmuar me coronavirus, ndërsa Komuna e Vitisë dhe e Klinës janë vendosur në karantinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Kritikohen vonesat për gjykimin e "Banjskës", konsiderohet rast me interes kombëtar që duhet trajtuar me prioritet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore