LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Skenderajt kërkon nga bujqit të aplikojnë për kompensimin e dëmeve nga breshri

Kryetari i Skenderajt kërkon nga bujqit të aplikojnë për kompensimin e dëmeve nga breshri

Një stuhi shiu dhe breshri ka përfshirë sot disa zona të Komunës së Skenderajt, duke shkaktuar dëme në bujqësi.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u ka bërë thirrje qytetarëve që nga java e ardhshme të aplikojnë për kompensim të dëmeve si pasojë e reshjeve të fundit.

“Reshjet e shiut dhe breshëri i rënë sot në disa fshatra të komunës sonë, fatkeqësisht ka shkaktuar shumë dëme në kulturat bujqësore të fermerëve tone”, ka shkruar Jashari.


“Si qeverisje komunale kemi të formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, andaj kërkoj nga ju që gjatë javës së ardhshme të aplikoni në komunën tonë për kompenzim të dëmeve, të cilat pas vlerësimit nga komisioni komunal do të përcillen drejtë Ministrisë së Bujqësisë për kompenzim”, shtoi tutje Jashari.

Stuhi shiu dhe breshëri në Drenas dhe Skenderaj
Lexo po ashtu Stuhi shiu dhe breshëri në Drenas dhe Skenderaj

Jashari ka motivuar fermerët që të  vazhdojnë punën e tyre dhe të mos ndalen si shkak i dëmeve të tilla.

“Të dashur fermerë, dëmet e tilla nuk duhet të ju ndalin në punën tuaj të shkëlqyer në kultivimin e fidaneve dhe kulturave tjera bujqësore.

Si kryetar i komunës do të vazhdoj të jem afër jush në përkrahje të zhvillimit të bizneseve tuaja familjare”, ka shkruar Jashari. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Ekonomi
A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Ekonomi
Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Ekonomi
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ekonomi
Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Ekonomi
Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

Ekonomi
Kalo në kategori