LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i ri i Listës Serbe, Musliu: Vuçiqi vetëm i ndërroi dorëzat e duarve

Kryetari i ri i Listës Serbe, Musliu: Vuçiqi vetëm i ndërroi dorëzat e duarve
Foto: Arkiv

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu një muaj pas sulmit terrorist në veri, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq vetëm e ka ndryshuar lidershipin në Listën Serbe.

Musliu në reagimin e bërë në platformën “X”, ka shkruar se Vuçiqi vetëm i ka ndërruar dorëzat e duarve dhe ka veshur të reja.

“Një muaj pas sulmit në Banjskë, ja ku jemi. Lista Serbe, shtrirja kriminale e Vuçiqit në Kosovë, nën presionin e madh publik, “zgjodhi” sot lidershipin e ri. Realiteti është se Vuçiq vetëm i ndërroi dorëzat e duarve dhe i veshi ato të reja”, thotë ai.


Zllatan Ellek, zgjidhet kryetar i ri i Listës Serbe
Lexo po ashtu Zllatan Ellek, zgjidhet kryetar i ri i Listës Serbe

Ndryshe, Lista Serbe ka mbajtur kuvendin zgjedhor, ku ka zgjedhur si kryetar të ri, Zllatan Ellek. Ellek është ushtrues detyre i drejtorit të Qendrës Spitalore Klinike në veri të Mitrovicës.

Në kuvend u zgjodhën edhe pesë nënkryetarë të partisë.

Ata janë: Dragisha Milloviq, zëvendësdrejtor i spitalit në veri të Mitrovicës, Ivan Zaporozhac, kryetar i Komunës paralele serbe në Mitrovicën e Veriut, Tanja Vujoviq, dekane e Fakultetit Ekonomik, dhe Dragana Antonijeviq, ish-deputete në Kuvendin e Kosovës dhe drejtoreshë e Qendrës së Studentëve në Mitrovicën e Veriut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori