Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka publikuar disa pamje nga inspektimi i punimeve në rikonstruimim e segmentit të rrugës “Vëllezërit Gërvalla” – unazës së qytetit.
Gashi thotë se ky projekt do të ndikojë drejt përmirësimit të infrastrukturës së qytetit,
“Me këtë video, ju uroj një ditë të mbarë, duke ndarë pamjet nga inspektimi i punimeve në rikonstruimim e segmentit të rrugës “Vëllezërit Gërvalla” – unazës së qytetit. Ky projekt është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës së qytetit tonë dhe shërbimit më të mirë për ju, bashkëqytetarë të nderuar”, ka shkruar ai sipër videos së publikuar./Telegrafi/