''Kryetari i Greqisë të thërret takim liderësh për çështjen e emrit të Maqedonisë''
Panos Kamennos, partneri qeveritar i Alexis Tsipras, njiherit ministër i Mbrojtjes greke, ripërsëriti qëndrimin e tij rreth çështjes së emrit, qëndrim të shprehur edhe më parë.
Ai deklarohet kundër një ujdie që përmban fjalën 'Maqedonia' në zgjidhjen e çështjes së emrit, respektivisht nuk do të mbështet një zgjidhje të tillë në Kuvendin e Greqisë.
Njiherit, Kammenos i bëri thirrje kryetarit Prokopis Pavlopoulos që të thërret një takim liderësh për të diskutuar për çështjen e emrit. Sipas gazetës ''Kathimerini'', Kammenos kërkon që qëndrimi i tij të mos konsiderohet si kritikë ndaj Nikos Kotzias, për të cilin thotë se është ministri më i mirë që e ka patur Greqia në politikën e jashtme./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























