LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i Gjykatës së Apelit tregon për kontaktet me Adem Grabovcin (Video)

Kryetari i Gjykatës së Apelit tregon për kontaktet me Adem Grabovcin (Video)

Kryetari i ri i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në intervistën e tij dhënë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”, ka thënë se ngritjen e tij në pozitën e kryetarit të Apelit ia dedikon qytetarëve dhe assesi politikës.

“Pozitën të cilën tani e kam marrë, kryetar i Gjykatë së Apelit, ua dedikoj vetëm qytetarëve të Kosovës. Në asnjë moment kurrë s`ka pasë ndikim tek unë politika. Unë me punën time profesionale rreth 17 vite punoj, duke filluar nga Gjykata në Pejë dhe puna ime profesionale më ka shtyrë që edhe këtë detyrë ta pranoj dhe kam dëshirë të sfidohem për punën time”, ka thënë Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit.

I pyetur për përmendjen e emrit të tij nga nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, në aferën e përgjimeve të publikuara nga “Insajderi”, Shala ka thënë se nuk ka kërkuar nga askush ndonjë favor dhe se emri i tij është përmendur pa lejen e tij.


“Adem Grabovci nuk më ka përmend, por Adem Grabovci ka bisedu me një koleg timin edhe pa më pyetur mua fare e kanë marrë bisedën time si çdo qytetar. Adem Grabovci edhe shumë tjerë unë i njoh edhe të politikës, edhe të PDK-së edhe të LDK-së edhe të AAK-së. Edhe prej të gjithë këtyre kam edhe urime dhe më kanë uruar për postin të cilin e kam pranuar. Adem Grabovcin e njoh përafërsisht mund të ndodhë që 30 vite, nga koha e ilegalitetit, por jo vetëm Adem Grabovcin por njoh edhe shumë tjerë”, ka thënë kryetari i ri i Gjykatës së Apelit, për emisionin “Drejtësia në Kosovë”. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Ylli Hoxha: Qëndrimi i Abdixhikut s’është befasues, presion për qeveri mes LVV-së dhe PDK-së

Politikë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori