Tifozët e Kosovës, Dardanët, dje kanë zbuluar një koreografi me thënien: “Mëmëdheu qan për trima e burra, por jo për qyqarë e tradhtarë”.
Një koreografi shumë e bukur, ku nderoheshin lojtarët e Kosovës, mjekët, ushtarët dhe policët. Në krye të koreografisë ishte Rita Ora me shallin me flamur të Kosovës.
Pas ndeshjes kishte shumë të tillë që mendonin se kjo koreografi iu dedikohej Mirlind Dakut dhe Arbnor Mujës, por edhe Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Por kryetari i Dardanëve e ka mohuar këtë gjë, duke sqaruar çdo gjë rreth koreografisë dhe duke shënjestruar Uran Bislimin.
Më poshtë postimi i Lulzim Berishës, kryetar i Dardanëve pa ndërhyrje.
Koreografia e mbrëmshme ishte një kryevepër e radhës që pata kënaqësinë si udhëheqës i Dardanëve, së bashku me anëtarët fisnikë e të palodhshëm të këtij tifogrupi, ta ideojmë dhe përgatitim. Si çdoherë, as kësaj radhe nuk mungoi dëshira nga disa qarqe për të ngritur pluhur të panevojshëm.
Si pikë e parë, filloj me një përgënjeshtrim të fuqishëm se kinse koreografia ishte një provokim apo thumbim për lojtarët që së fundi zgjodhën fanellën e Shqipërisë. Të gjitha rrena të kulluara. Unë nuk jam fshehur kur dikujt i kam thënë tradhtar, sepse i dija prapaskenat sesi kanë ikur. Nëse kësaj radhe përnjëmend ai kishte me qenë qëllimi nuk do të isha fshehur as tani, por e vërteta qëndron krejtësisht ndryshe.
Arsyeja kryesore e kësaj ideje për koreografi ishte nderimi i një figure artistike legjendare kosovare siç është Rita Ora, e cila ka promovuar këtë vend gjithandej në botë pa ia kërkuar njeri. E ndjemë të nevojshme një gjë të tillë veçanërisht pas sulmeve që iu bën për shkak të një pakujdesie të çastit. Me këtë gjest dëshiruam që të përçonim mesazhin e fortë te Rita dhe familja Ora se jeni zemra organike e këtij shteti dhe kësaj shoqërie.
Kjo nuk është e tëra. Dje, edhe pse nuk luajti, në vendin tonë u kthye edhe një dezertor i paskrupullt, i cili në nëntor puthi fanellën e Kosovës e më pas ia ktheu shpinën si njeri pa sedër. Si ai, vetëm se diku nga ndonjë kolltuk shtëpie në Belgjikë, gjendet edhe një njeri tjetër i ligë që mashtronte një popull për të bërë pazare me Zvicrën në kurriz të atdheut të familjarëve të vet.
Porosia e shkruar në koreografinë e mbrëmshme u dedikohej atyre dhe sojeve të tyre në vendet e Evropës Perëndimore, e që fatkeqësisht tani po bëhen çdo ditë e më të shumtë.
Për Shqipërinë nuk kemi provokime. Për Shqipërinë kemi vetëm mbështetje morale. Shqipërinë nuk duam ta shohim të lënduar, por të fortë ashtu sikurse veten. Për dallim nga këta që llomitin pareshtur dhe që asnjë punë tjetër nuk dinë ta bëjnë e asnjë nismë tjetër nuk e ndërmarrin, ne bëjmë thirrje çdoherë para ndeshjeve të kombëtares kuqezi që të përkrahet ajo, me qëndrime publike.
Jo si dikush që përbrenda e lufton shtetin e vet dhe mundohet ta gjejë gjilpërën në kashtë. Mohuesit e shtetit nuk meritojnë këtë reagim nga tifogrupi Dardanët, por për shkak të respektit që kemi karshi shqiptarëve gjithandej, njerëzve të rëndomtë të këtyre trojeve, detyrohemi ta bëjmë një gjë të tillë.
Sa fërkoni duart kundër vetvetes dhe përfaqësimit të shtetit të juaj, duke u lutur që të dështojë, më mirë do të kishte qenë ndonjëherë të ju shihnim në stadium. Jua sigurojmë ne biletat. Vetëm dilni nga këto marrëzira që njerëzit e fushave të ndryshme vendimmarrëse në vend ju futen me ideologji fundamentaliste këto vite, e të cilët sigurisht se duhet të mbajnë përgjegjësi.
Ne, familjet tona, pa dallim do të jemi me Shqipërinë sonte. Do të jemi edhe me Mujën e Dakun, sikur me të gjithë tjerët sepse është në pyetje një shans i artë për të prekur një arritje të madhe. E ju qyqarë një herë në jetë mos u fshehni kur luan Kosova e mos na luftoni me çdo atom.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

“Na shpëtoi disa herë”, tifozët e Real Madridit lavdërojnë ‘heroin e vërtetë’ përballë Atletico Madridit

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës