Briggite Bierlein është kryesuesja aktuale e Gjykatës Kushtetuese, që ka marrë detyrën si kancelare e qeverisë kalimtare në Austri.

Ceremonia solemne është zhvilluar në Pallatin Hofburg, ku 69-vjeçarja e dha betimin, duke u bërë kancelarja e parë femër në këtë shtet, transmeton Telegrafi.


Atë e kishte emëruar presidenti Alexander Van Der Bellen, për ta udhëhqeur shtetin deri në zgjedhjet e ardhshme, që do të zhvillohen në muajin shtator.

Emërimi saj ka ardhur pas dorëhiqjes së Sebastian Kurz, si pasojë e skandali të njohur si ‘Ibiza’ i cili detyroi edhe rënien e qeverisë. /Telegrafi/