Kryesia e re e LVV-së, kush mbeti jashtë e kush u bë pjesë e saj

Lëvizja Vetëvendosje dje ka mbajtur mbledhjen e XLIX të Këshillit të Përgjithshëm, ku zgjedhur kryesinë e re të partisë me mandat katër vjeçar.
Listës me anëtarët e ri të kryesisë, i prin kryetari i këtij subjketi Albin Kurti.
Kësaj here janë vërejtur ndryshme në strukturën e re të LVV-së, ku jashtë kryesisë kanë mbetur disa prej figurave kyçe të partisë.
Liburn Aliu, Hydajet Hyseni e Arbër Rexhaj janë ermat që kanë mbetur jashtë kryesisë së re të LVV-së, e që më parë ishin pjesë e saj.

Emrat e rinj që ju shtuan kryesisë së LVV-së janë: Alban Hyseni, Hekuran Murati, Saranda Bogujevci e Alim Rama.
Kurti gjatë fjalimit të tij para anëtarëve të LVV-së kujtoi të arriturat që kanë shënuar si organizatë politike me kryesinë që dje përfundoi mandatin.
"Dyfishimi i anëtarësisë prej 29.633 anëtarë sa i kishim në vitin 2018 në 59.882 anëtarë që i kemi të regjistruar e të verifikuar. 178 pika të reja, pra nga 307 sa i kishim në 485 pika në të gjithë Kosovën. Protestën më të madhe në Kosovën e pasluftës «Një popull s´i nënshtrohet një njeriu». Fushatën e suksesshme kundër PAN-hajnisë me 2019. Vendin e parë në zgjedhje nacionale në tetor të vitit 2019. Formimin e qeverisë së parë të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje! në vitin 2020. Fitimin me rezultat historik mbi 50% në zgjedhjet e shkurtit 2021. Dhe qeverisjen që sot e kemi në drejtimin e Lëvizja Vetëvendosje! që është në aleancë me Guxo e Alternativën", tha Kurti.
Kujtojmë që para disa ditëve u mbajtën zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, ku në krye të saj u rizgjodh Albin Kurti, njëherësh kryeministër i Kosovës.
Kurti mori 98.60 për qind të votave për të mbajtur pozitën e Kryetarit të Vetëvendosjes.
Në pozitën e Kryetarës së Grave në LVV u zgjodh Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ndërsa në atë të Kryetarit të Rinisë u zgjodh Behar Jashari.
Më poshtë lista e plotë e të zgjedhurve në kryesinë e re të LVV-së dhe pozitat që ata do të bartin:Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj Sekretar Organizativ – Alim Rama Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrulla Çeku Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind ManxhukaAnëtarët e Kryesisë që u votuan të dielën:Mrika Limani Myrtaj Dejona Mihaili Alban Hyseni Arben Vitia Arbër Zaimi Besnik Bislimi Elvis Hoxha Fatmire Mulhaxha Kollcaku Fitore Pacolli Hekuran Murati Mytaher Haskuka Saranda Bogujevci Tinka Kurti Vlora Haxhimehmedi Xhelal SveçlaAnëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:Albin Kurti, Kryetar i LV Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV Alim Rama, Sekretari Organizativ Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm Dejona Mihaili, Koordinatore e Komiteteve Albulena Haxhiu, GVV Behar Jashari, RVV Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së Hajrulla Ceku, Drejtues i SMN-së. /Telegrafi/













































