Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e parë për sesionin pranveror.
Mbledhja do të fillojë në orën 08:30 dhe do të diskutohet për pikat e mbetura nga seancat e kaluara dhe planifikimet për këtë vit.
Në mbledhjen e Kryesisë po ashtu do të vendoset edhe për seancën e parë për këtë sesion pranveror.
Ky është rendi i ditës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit:
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Rendi i ditës për seancë plenare:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës (“MASHT”) dhe Stitching Spark të Holandës (“SPARK”) mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-136 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës,
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve Master ndërmjet Ambasadës së Francës në Prishtinë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Raiffeisen Bank International AG për Projektin e ndërtimit të sistemit të furnizimit me ujë të pijshëm për Komunën e Ferizajt,
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG në lidhje me financimin e Projektit për ndërtimin e sistemit të kanalizimit për Komunën e Shtimes,
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG si huadhënës lidhur me financimin e Projektit ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë për Komunën e Graçanicës,
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG në lidhje me financimin e Projektit për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit për Komunën e Istogut,
- Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
- Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
- Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.
- Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
- Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
- Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
- Votimi në parim i Projektligjit për peticione,
- Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
- Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve,
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
- Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale
- Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
- Shqyrtimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare,
- Interpelanca e Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,
- Interpelanca e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka, sipas kërkesës së kryetarit të GP-Partia Socialdemokrate, z. Dardan Sejdiu, i mbështetur edhe nga 11 deputetë, në lidhje me themelimin e Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës Sh. A/NKEC,
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
- Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
- Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
- Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
- Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
- Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
- Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
- Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
- Votimi për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
- Përzgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
- Emërimi i një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
- Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,
- Emërimi i anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
- Emërimi i Kryesuesit dhe të një anëtari të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
- Emërimi i Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për krahasim dhe Verifikim të Pronës,
- Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
- Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019,
- Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.
- Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (2) dy anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës,
- Propozimi i GP të PDK-së për emërimin e anëtares në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi,
- Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, mbështetur edhe nga 9 (nëntë) deputetë nënshkrues, në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontributdhënës,
- Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, në lidhje me mosekzekutimin e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. KI 08/09, dt. 17 dhjetor 2010, Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 04-V-799, dt. 19 mars 2014, Vendimit të Qeveris së Republikës së Kosovës, nr. 08/186, dt. 29 prill 2014 i hyrë në fuqi më 12 maj 2014 dhe të dy (2) udhëzimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, nr. C-V-14-4099 dhe nr. C-V-14-4332, dt. 13 qershor 2014,
- Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Korab Sejdiu, lidhur me nevojën urgjente për vendosje të sanksioneve ekonomike (përfshirë embargon) dhe sanksioneve politike kundër Serbisë, si masë reciprociteti.
- Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë