LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi ka njoftuar ambasadoren Willems me të arriturat dhe rezultatet e Prokurorit të Shtetit në luftimin dhe ndëshkimin e të gjitha veprave penale, në veçanti, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizmit dhe veprimtarive të tjera kriminale, të cilat cenojnë rendin dhe ligjin në Republikën e Kosovës.

Lumezi, ka folur edhe për reformat e kryera në legjislacionin penal dhe për ecurinë e zbatimit të tyre, që po ndikojnë në ngritjen e efikasitetit në luftimin e veprave të kundërligjshme. “Reformat e bëra në legjislacionin penal janë të rëndësishme, mirëpo më e rëndësishme është zbatimi i tyre. Kjo varet shumë nga etika dhe integriteti i prokurorëve dhe gjyqtarëve”, ka thënë mes tjerash ai.


Tutje,  Lumezi, ka njoftuar ambasadoren Willems edhe për angazhimin në forcimin e mekanizmave përgjegjës, që kontribuojnë në avancimin e rolit, misionit dhe vlerave të integritetit, profesionalizmit, llogaridhënies, pavarësisë dhe transparencës së sistemit prokurorial.

Kryeprokurori i shtetit dhe ambasadorja e Holandës janë pajtuar për thellimin e bashkëpunimit për zbatimin e projekteve të përbashkëta në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Ndërkaq, ambasadorja holandeze, Gerrie Willems, ka përgëzuar kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezin, për punën dhe rezultatet e arritura, duke konfirmuar mbështetjen e saj për sistemin prokurorial në konsolidimin e sundimit të ligjit në Kosovë. “Ne shohim zhvillime pozitive në përmirësimin e sundimit të ligjit. Dua t’ju përgëzoj për punën që po bëni dhe e di që kjo kërkon guxim nga ana e juaj”, ka thënë ndër të tjera, ambasadorja Willems.

Në fund, kryeprokurori Lumezi ka falënderuar Ambasadoren Willems për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit holandez dhënë forcimit të sistemit prokurorial, me theks të veçantë, në ofrimin e ndihmës për hartimin e Kodit të ri të Etikës për prokurorët dhe gjyqtarët si dhe Komentarin përcjellës të këtij kodi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori