LAJMI I FUNDIT:

Kryeprokurori bullgar për vizitë në Shkup, me Joveskin diskutojnë për bashkëpunim në luftën ndaj krimit të organizuar

Kryeprokurori bullgar për vizitë në Shkup, me Joveskin diskutojnë për bashkëpunim në luftën ndaj krimit të organizuar

Mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat, ndërsa veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndërkufitar ishin në fokusin e takimit të sotëm të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski me Ivan Geshev, kryeprokuror publik i Republikës së Bullgarisë.

Nga Prokuroria e Maqedonisë thonë se vizita e punës e kryeprokurorit bullgar në Shkup realizohet me ftesë të Joveskit, ndërsa në delegacionin të cilin e kryeson Geshev, është edhe Sijka Mileva, prokurore në Prokurorinë Publike të Republikës së Bullgarisë.

“Joveski dhe Geshev në takim i shqyrtuan mundësitë dhe nevojat për ndryshim eventual të Memorandumit për bashkëpunim mes të dyja prokurorive të lidhur në vitin 2015, ndërsa diskutuan edhe për kahjet për bashkëpunim të mëtutjeshëm. Gjatë kësaj, shkëmbyen përvoja dhe biseduan për normat juridike në të dyja vendet të cilat kanë të bëjnë me veprimin për lëndë kundër krimit serioz dhe të organizuar”, thuhet në kumtesën e PTHP-së.


Në kuadër të vizitës dyditore të punës në vend, delegacioni i Prokurorisë Publike të Republikës së Bullgarisë u takua edhe me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq, si dhe me prokurorin themelor publik në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori