Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Në raportin e Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 22.11.2022 rreth orës 23:00, në Ferizaj.
Tutje në raport sqarohet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar IML për ekzaminim dhe është vendosur në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/