LAJMI I FUNDIT:

Referendum për pavarësi, njëri nga kushtet e katalunasve për ta votuar qeverinë e re spanjolle

Referendum për pavarësi, njëri nga kushtet e katalunasve për ta votuar qeverinë e re spanjolle

Lëvizja e përçarë për pavarësinë e Katalonisë, e ndarë mes partive të së majtës dhe të djathtës, mund të bashkohet sërish, sepse formimi i një qeverie në Spanjë varet nga kjo pas zgjedhjeve të barabarta parlamentare.

“E Majta Republikane Katalanase” (ERC), partia e kryeministrit rajonal, Pere Aragones, i shkroi sot një letër partisë së qendrës së djathtë “Së bashku për Kataloninë” (JxCAT), e udhëhequr nga ish-kryeministri në mërgim, Carles Puigdemont.

Në letër, ERC propozon një kërkesë të përbashkët për një referendum për pavarësinë e Katalonisë, amnisti për pjesëmarrësit e dënuar në referendumin e paligjshëm të vitit 2017 dhe futjen e gjuhës katalane në Parlamentin Evropian si një nga gjuhët zyrtare.


Pere Aragones dhe Carles Puigdemont

Këto do të ishin kushtet që kryeministri socialist, Pedro Sanchez të qëndronte në pushtet në Spanjë edhe për katër vite të tjera.

Por, mediat spanjolle raportojnë se këto janë kushte të rënda dhe vështirë se kryeministri në detyrë do t’i pranojë.

Blloku i djathtë i partive ka 172 deputetë dhe blloku i majtë i udhëhequr nga Sanchez ka 171 përfaqësues pas zgjedhjeve parlamentare në Spanjë të mbajtur shtatë ditë më parë. Për të formuar qeverinë spanjolle nevojiten 176 përfaqësues në parlamentin prej 350 vendesh, të cilin asnjë bllok nuk mund ta arrijë.

Në trend Botë

Më shumë
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Zelensky paralajmëron në përvjetorin e tretë të luftës: Rusia synon Evropën

Botë
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori