LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri ukrainas: Rusia po e përdor vaksinën ‘Sputnik V’ për propagandë dhe ndikim politik

Kryeministri ukrainas: Rusia po e përdor vaksinën ‘Sputnik V’ për propagandë dhe ndikim politik

Rusia po përpiqet të përdorë vaksinën e saj kundër COVID-19, “Sputnik V” për ta shtrirë ndikimin politik të territoret e Ukrainës Lindore dhe vendeve të tjera në Evropën Lindore.

Kështu tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal, duke shtuar se besueshmëria e Bashkimit Evropian varet nga të qenurit në gjendje të ndihmojë vendet partnere si Ukraina që po luftojnë të marrin vaksinat e tyre.

“Është e rëndësishme të pranojmë se Federata Ruse po përpiqet në të vërtetë të imponojë vaksinën e saj të prodhuar në vend, veçanërisht si një mjet për të ndikuar në disa prej atyre rajoneve, veçanërisht ato që nuk kontrollohen aktualisht nga qeveria e Ukrainës. Dhe ky është rasti jo vetëm këtu, por edhe në shumë vende të Evropës Lindore”, tha Shmyhal në një intervistë për Politiko, përcjell Telegrafi.


Ai shtoi se, “për të kundërshtuar këtë propagandë politike, do të ishte e rëndësishme për ne që të merrnim një sinjal se po marrim mbështetje nga Bashkimi Evropian për vaksinim”.

Komentet e Shmyhalit i bënë jehonë atyre të kryeministres lituaneze Ingrida Šimonytė, e cila tha se vendi i saj nuk do ta merr vaksinën “Sputnik V” edhe nëse Agjencia Evropiane e Barnave e miraton atë, sepse sipas saj, kjo është një lojë gjeopolitike e Rusisë.

Të hënën, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen premtoi se vendet e BE-së do të ndihmojnë Ukrainën.

“BE-ja është në përkrahje të Ukrainës, siç ka qenë gjithmonë, veçanërisht në momentet e vështira të historisë”, tha von der Leyen në një videomesazh.

BE-ja verën e kaluar kishte ndarë 190 milionë euro grante për Ukrainën për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori