Kryeministri shtron tepihun e kuq për Majlinda Kelmendin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të shtrojë tepihun e kuq nesër mbrëma për kampionen e Evropës e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi.
Lajmin për Klan Kosovën se Mustafa do të dal në aeroport, për të pritur kthimin e saj nga Rusia ku zuri vendin e parë në garat evropiane, e ka konfirmuar shefja e stafit në kryeministri Vlora Dumoshi.
Ajo ka thënë se shefi i ekzekutivit do të dal aty për të nderuar edhe sportistët tjerë përveç Majlindës e që ishin në Rusi, si dhe trajnerin Driton Kuka.
Megjithatë, ajo nuk ka dhënë detaje të ceremonisë, duke thënë se gjithçka do të dihet nesër.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































