Kryeministri Kurti vizitoi punimet në ndërtimin e Palestrës Sportive në Zhegër

Në ditën e parë të punimeve në ndërtimin e Palestrës Sportive në Zhegër, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar punëtorët për punën në këtë infrastrukturë të rëndësishme sportive për Zhegrën dhe Gjilanin. Në këtë vizitë, kryeministri u shoqërua nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani dhe Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Duke vlerësuar kontributin që Zhegra i ka dhënë jo vetëm historisë dhe ekonomisë, por edhe kulturës e sportit, kryeministri Kurti theksoi se tani Qeveria ka ndarë fonde për ta përmbyllur suksesshëm këtë projekt. Ne e kemi për obligim që të investojmë këtu dhe kësisoj ta shpijmë përpara sportin, por edhe aktivitetin shoqëror të këtij vendi, tha ai.
Sporti nuk është veç për sportistët, por është për gjithë sportdashësit, e po ashtu sporti është edhe shëndet. Andaj, ne kemi interes që atë ta bëjmë edhe kulturë të popullsisë, dhe kjo infrastrukturë e re, për të cilën ne nuk do të vonojmë e kursejmë, do të ndihmojë shumë në këtë drejtim, shtoi ai.
Kryeministri ritheksoi zotimin e Qeverisë për të punuar për zgjidhjen e problemeve të trashëguara nga e kaluara, dhe se do të sigurohet që njësoj të funksionalizohen të gjitha projektet kapitale të fushës së sportit që janë në ndërtim e sipër. Njëkohësisht, Qeveria është duke punuar për të nisur projekte të reja kapitale me qëllim të shtrirjes së infrastrukturës sportive në tërë territorin e Kosovës.
Ky projekt ishte nisur nga komuna e Gjilanit, në bazë të një memorandumi mirëkuptimi me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vitin 2017, me kontratë deri në vitin 2019. Ndonëse ishte punuar në një pjesë të projektit, për shkak të parregullsive me komunën dhe me pagesat, Operatori Ekonomik e kishte shkëputur kontratën.
Punimet kanë rifilluar sot, pasi gjatë këtij viti Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur tender për një Operator Ekonomik të ri për vazhdim të projektit. Kontrata është nënshkruar më 22 dhjetor 2021, për projektin aktual në vlerë prej 1.2 milion euro.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk keni parë kurrë një trajner me këtë lloj stili, ai mbërriti në lojë i veshur si në një dasmë

“Kjo është një nga grabitjet më të mëdha ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit për fitoren ndaj PSG

Një skenë e pabesueshme në Mynih - në mes të ndeshjes, nga spektatori u bë rezervë e Bayernit

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Kemi edhe 90 minuta”, Granit Xhaka beson në rikthim ndaj Bayern Munichut

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi