Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka shfuqizuar vendimin për përfitimin financiar të kabinetit pas mandatit.
Po me këtë vendim ndryshohet dhe plotësohet vendimi i Qeverisë, i datës 17.11.2015, kështu që nga pika 2 e këtij vendimi ndryshon nga, “paga e plotë që kanë marrë gjatë muajit të fundit të mandatit të tyre” është zëvendësuar me tekstin, “paga aktuale e tyre”.
Në këtë mbledhje, po ashtu është ndryshuar vendimi i qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar, duke i ulur pagat në nivelin që kanë qenë më herët, përcjell Telegrafi.
“Duhet cekur se ky vendim nuk prek pagat aktuale në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu, propozoj që të plotësohet dhe të ndryshoj pika 2 e vendimit të Qeverisë 02/59 i datës 17.11.2015, që ka të bëjë me përfitimet e ish-zyrtarëve pas mbarimit të mandatit të tyre. Obligohet Ministria e Financave dhe Transfereve dhe institucionet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hynë në fuqi në ditën e nënshkrimit dhe zbatohet nga data 3 shkurt 2020”, tha kryeministri Albin Kurti në arsyetimin e vendimit.
Në pikën 2 të këtij vendimi thuhet se, “paga e ish-zëvëndëskryeministrave, ish-ministrave, ish-zëvendësministrave dhe ish-drejtorit të AKI-së, do të jetë në vlerë të 70 për qind të pagës që kanë marrë gjatë muajit të fundit të mandatit të tyre”.
Po ashtu, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu konfirmon se vendimi për përfitimet pas mandatit është shfuqizuar.
“Dy vendime të padrejta u shfuqizuan në mbledhjen e Qeverisë. Së pari, vendimi i kundërligjshëm i ish Qeverisë për ngritjen e pagave për vete. Ky vendim nuk do të ketë efekt juridik për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i dytë që u shfuqizua, ishte ai për pagat që përfitonin kabinetet e ish Qeverive, pas mandatit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova